Cilat janë qytetet më të mira për studime në vitin 2027?

Seuli është shpallur qyteti më i mirë për studime në vitin 2027, sipas renditjes së kompanisë Quacquarelli Symonds (QS), e specializuar në analizën e arsimit të lartë, transmeton Portalb.mk.

Më pas radhiten Tokio, Londra, Melburni, Mynihu, Sidnei, Parisi, Berlini, Vjena dhe Cyrihu.

Gjatë hartimit të listës janë marrë parasysh 23 kritere të ndara në gjashtë fusha. Mes tyre janë cilësia e jetës, siguria, ndotja e ajrit, transporti, kujdesi shëndetësor, kostot e jetesës dhe studimeve, mundësitë për punësim dhe struktura e popullsisë studentore.

Në vlerësim janë përfshirë edhe numri i studentëve ndërkombëtarë, pjesa e studentëve në popullsinë e përgjithshme dhe rezultatet e një ankete të realizuar mes studentëve.

Ndryshe nga shumica e renditjeve universitare, qytetet amerikane kanë përfaqësim më të vogël në këtë listë. Qyteti amerikan më lartë i rendutur është Bostoni, i cili ndodhet në vendin e 18-të.

 

 

Ky material u publikua në kuadër të projektit “The Local Youth Lens”, i zbatuar nga “Mediat Inovative – Shkup”, mbështetet përmes programit të gjerë “MedIA-Lit”, i udhëhequr nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO/CCE) në partneritet me Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi (HCHRS), Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoninë e Veriut (MHC), Qendrën e Tiranës për Ekselencë në Gazetari (TCJE) nga Shqipëria dhe Iniciativën Atlantike (AI) nga Bosnja dhe Hercegovina, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe bashkëfinancimin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal-Investimeve dhe Bashkëpunimit me OJQ-të të Qeverisë së Malit të Zi.