Ciceroni Kulturor: Në Tetovë shfaqje, ekspozitë, koncert dhe ‘Watch Out Film Festival’

Portalb.mk si gjithnjë, mundohet t’ua sjellë agjendën kulturore të ngjarjeve në Maqedoninë e Veriut përmes ”Ciceronit kulturor”. Fare lehtë, nëse nuk e gjeni ngjarjen tuaj të shënuar këtu, mund të na shkruani në rrjetet tona sociale ose në faqen tonë dhe përfundimisht do ta vendosni ngjarjen tuaj aty ku duhet dhe ku më lehtë arrin te lexuesi.

TETOVË

  • 10 qershor , e hënë

Aktivitetet e fund vitit akademik të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës:

12:00- Hapja e ekspozitës – Fakulteti i Arteve;

16:00- Koncerti- Skena e Vogël në Pallat të kulturës;

19:30- Shfaqja e diplomës “Qentë e rezervuarit” (bashkëprodhim mes UT-së dhe Teatrit të Tetovës)- Pallat të Kulturës;

  • 10 qershor, е hënë në orën 11:00

Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” – Tetovë, në Amfiteatrin “Abdylselam Emini”-UT, në orën, do ta mbajë Edicionin XI të manifestimit kulturor “Lidhja na bashkon”.

Në kuadër të këtij manifestimi kulturor do të zhvillohen këto veprimtari:

– Shënimi i 146-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit;

– Ndarja e Çmimit kombëtar “Ali Vishko” për vitin 2024;

– Ora letrare “Shtigje poetike”;

– Programi artistik.

  • 12 qershor, e mërkurë, ora 20:00

Premiera e “Pacienti i Dr.Frojdit” – Teatri i Tetovës

  • 12- 15 qershor

Watch Out Film Festival” – nga Qendra ‘’Loja’’

Çdo natë te Amfiteatri i Muzeut Komunist.