Ciceroni kulturor: Në Manastir shfaqen filma shqiptarë, në Shkup “Java e Alfabetit” dhe “Skupi Kamerfest”, në Tetovë “Java e Flamurit”
Portalb.mk si gjithnjë, mundohet t’ua sjellë agjendën kulturore të ngjarjeve në Maqedoninë e Veriut përmes ”Ciceronit kulturor”. Fare lehtë, nëse nuk e gjeni ngjarjen tuaj të shënuar këtu, mund të na shkruani në rrjetet tona sociale ose në faqen tonë dhe përfundimisht do ta vendosni ngjarjen tuaj aty ku duhet dhe ku më lehtë arrin te lexuesi.
Java e Flamurit sjell aktivitete të shumta kulturore, artistike dhe sportive. Duke filluar nga data 22 nëntor, për një javë rresht me aktivitete të ndryshme shënojmë festat e nëntorit në institucione të ndryshme.
MANASTIR
Shoqata Joqeveritare 22 Nëntori vendosi për muajin e festave të Nëntorit të sjellë filmat e vjetër shqiptar të restauruar në repertorin e kinemasë “Kino Manaki”
20 nëntor , ora 13
Beni ecën vet
21 nëntor , ora 13
Përrallë nga e kaluara
22 Nëntor, ora 13
Yonja nga qyteti
23 nëntor , ora 13
Gjeneral gramofoni
24 nëntor , ora 13
Shoku ynë Tili
SHKUP
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – “DITËT E ALFABETIT”
20 nëntor,
Në ITSHKSH – Shkup, do të prezantohet Akademia e Shkencave e Shqipërisë nga Tirana, me tre projektet madhore në albanologji (Historia e shqiptarëve, Fjalori i madh i shqipes dhe Enciklopedia shqiptare).
21 nëntor,
Në Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, do të prezantohet Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit Shqiptar nga Tirana, me përurimin e katër botimeve të reja arkivale dhe ekspozitën ‘Gjuha shqipe – nga alfabeti në drejtshkrim’.
22 Nëntor
Dita e Alfebetit të Gjuhës Shqipe si festë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të zhvillohen disa aktivitete:
ora 10:00
Në ITSHKSH do të shënohet përvjetori i Kongresit të Manastirit dhe i themelimit të Institutit, si dhe do të përurohet pulla postare me figurat e Motrave Qiriazi (në bashkëpunim me Filatelinë e Postës së Maqedonisë së Veriut).
Ora 14:00,
Në Filarmoninë e Maqedonisë së Veriut në Shkup, do të mbahet manifestimi qendror me Akademinë solemne.
Ora 18:00
Në Muzeun e Alfabetit të Gjuhës Shqipe do të hapet ekspozita me dokumente dhe fotografi “Qiriazët- themeltarët e arsimit kombëtar” (në bashkëpunim me Kolegjin Universitar “Qiriazi” – Tiranë), si dhe do të bëhet përurimi i Departamentit “Qiriazët” në kuadër të ITSHKSH-së në Manastir.
ora 19:00,
Në Shtëpinë e Kulturës në Manastir, do të jepet koncerti festiv nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
- Festivali Ndërkombëtar i muzikës kamertale “Skupi Kamerfest” – edicioni i VI
20 nëntor , 19.30
“Hungarian Evening Concert”
Artistic Director – Blerim Grubi
MUZA
Alexandra Balog – Piano
Dolfin Balázs – Cello
Vendi: Muzeu i Luftës Maqedonase
21 nëntor , 19.30
“Tingujt dhe Shkronjat”
SIPARANTUM Choir
Dirigjent: Memli Kelmendi
National Philharmonic – chamber hall
TETOVË
‘’JAVA E FLAMURIT ‘’- Komuna e Tetovës
22 Nëntor
Ora 12 , Hotel Merkur
Debat: Roli i Kongresit të Manastirit në konsolidimin e gjuhës shqipe, kulturës dhe identitetit kombëtar
0ra 18, Pallati i Kulturës
Shoqata e Pedagogëve shqiptarë
23 nëntor
Ora 11, Sheshi “Iliria”
Lidhja sportive, shkollore, komunale. Atletika e improvizuar – Lojëra pa kufij
Ora 18- Konaku i Halim Beut
Ekspozitë: Kthimi i Mehmet Pashë Derallës
Autor Arsim Sinani
24 nëntor
Ora 14, Salla e Këshillit Komunal
Promovimi i figurës dhe krijimtarisë së Shaban Muratit
25 nëntor
Ora 19 – Qendra Rinore , Ish-Radio Tetova
Ekspozitë: “Përjetësisht”, Shoqata e artistëve për artistët
“Rreth flamurit dhe alfabetit të përbashkuar” nga Niko Kotherja
26 nëntor
Ora 19, Pallati i Kulturës
Koncert homazh për nderë të Skenderbeut dhe Mehmet Pashë Derallës
Sh.k.a Xheladin Zeqiri
Ansambi Karshiaka
Sh.k.a Dibra e Madhe
