‘Çelësi i Leçes’ nga Milot Mirashi do të vendoset para Akademisë së Arteve të Bukura në Itali

Skulptura monumentale “Key of Lecce” e artistit italo-shqiptar Alfred Mirashi Milot do të vendoset në oborrin e Akademisë së Arteve të Bukura të Leçes, shkruan Portalb.mk.

Ajo është bërë nga çelik Inox Corten, ka përmasa 260 x 120 x 100 cm dhe peshon 700 kg.

Simbolika shkon përtej veprës së artit, si një çelës që hap horizonte të reja.

Nën kujdesin e profesorit Massimo Guastella, skulptura vendoset në një vend ku lindin ide të reja dhe ku studentët gjejnë mënyra të reja për të shprehur veten.

Milot, i njohur për punët publike dhe pjesëmarrjen në Bienalen e Venecias, i jep Leçes mesazhin se kultura është çelësi për mirëkuptim dhe dialog.

Vepra u realizua nga kompania Metal Zurlo.

Foto nga arkivi persnoal i artistit Alfred Mirashi. Foto: Alfred Mirashi Milot
Foto nga arkivi persnoal i artistit Alfred Mirashi. Foto: Alfred Mirashi Milot