Bankat më të mëdha të Amerikës po mendojnë të hyjnë në tregun kripto me një stablecoin

Bankat e mëdha në SHBA po eksplorojnë krijimin e një stablecoin të përbashkët për të konkurruar drejtpërdrejtë me dominimin e industrisë kripto në pagesat digjitale, transmeton PCW.

Diskutime po zhvillohen me JPMorgan Chase, Bank of America, Citigroup, Wells Fargo dhe disa emra të tjerë të shquar raportoi Wall Street Journal. 

Kjo ide po hidhet për ti paraprirë ligjit stablecoin që pritet të miratohet në senat dhe mund të ndihmojë bankat të kenë një bazë rregullatore për të emëtuar një stablecoin. 

Stablecoin janë monedha digjitale të lidhura me 1 me 1 me vlerën e dollarit ose valutave të tjera. Ndërsa disa i shohin si destabilizues të politikave ekonomike dhe monetare, individët dhe bizneset shohin përfitime të mëdha. 

Këtë javë Senati Amerikan eci përpara me Aktin GENIUS, një ligj i cili synon të rregullojë stablecoin-et duke vendosur standarde të rezervës federale, krijuar transparencë dhe aplikuar monitorim. 

Nëse akti bëhet ligj, stablecoin-et do të përshpejtojnë adoptimin e aseteve digjitale. Duke u përfshirë në këtë industri bankat po përpiqen të konkurrojnë me dy emrat që dominojnë këtë sektor Circle dhe Tether me monedhat USDC dhe USDT respektivisht. 

Mbi 150 miliardë dollarë janë emëtuar në industri nga Tether dhe mbi 60 miliardë dollarë nga Circle.