“Andrra Amerikane”, një serial i ri që reflekton kulturën dhe jetën shqiptaro-amerikane
Është duke vazhduar xhirimi i një seriali të ri televiziv me titullin “Andrra Amerikane”, nën regji të Armend Baloku dhe Vlora Nikçi. Ky film sjellë në ekran një histori emocionuese që ndërlidh temat e familjes, dashurisë, sfidave shoqërore dhe kulturës. Seriali do të xhirohet kryesisht në New York, me mundësi shtrirjeje edhe në vende të tjera Evropiane, transmeton Portalb.mk.
Sipas njoftimit, projekti synon të sjellë përvojë unike për shikuesit dhe të pasqyrojë jetën dhe sfidat e shqiptarëve në diasporë.
“Andrra Amerikane” ndjek jetën e personazheve që përballen me sfidat e ruajtjes së traditave në një botë moderne, ku ndërthuren dashuria, sakrificat dhe ndjekja e ëndrrave.
Seriali synon të frymëzojë dhe të lidhë shikuesit me histori të ndjera dhe të sinqerta që pasqyrojnë realitetin e shqiptarëve në diasporë dhe jo vetëm.
Seriali ne episodin e pare do të sjellë në ekran disa nga aktorët e talentuar Shqiptaro-Amerikanë, përfshirë: Afrim Gjonbalaj, Vlora Nikçi, Armend Baloku, Enxhi Cuku, Adel Lami, Liri Nikqi, Diar Xani, John Gojcaj dhe Edita Nishliu.
Një paraqitje e veçantë si mysafire do të jetë sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho.
Në cilësinë e pianistes paraqitet pianistja e njohur Blina Sheholli.

Siç bëhet e ditur për serialin “Andrra Amerikane” episodi i parë i serialit pritet të shfaqet së shpejti, duke u transmetuar në platforma televizive dhe online, për tu bërë i arritshëm për një audiencë gjithëkombëtare. Seriali ka për qëllim jo vetëm argëtimin, por edhe promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar.
Ideatori i këtij projekti është Valon Nikçin ndërsa sponsorin kryesor ka kompaninë Link NY Realty, projekti gjithashtu ka gjetur mbështetje të madhe edhe nga shumë sponsorë të tjerë.
Mbështetja për ta sjellë në dritë këtë film ka luajtur një rol kyç në fillimin dhe vazhdimin e projektit, duke dëshmuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe kontributit të komunitetit për të realizuar qëllime të përbashkëta dhe për të promovuar vlerat shqiptare.