ANALIZË: Struktura etnike e administratës së RMV-së në vitin 2022! (Infografik)

Institucione të ndryshme me përqindje të ndryshme të përfaqësimit të bashkësive etnike. Maqedonasit etnikë dominojnë Ministrinë e Mbrojtjes, Financave, Bujqësisë, ndërsa shqiptarët etnikë në Ministrinë e Sistemit Politik dhe atë të Ekonomisë, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Të punësuarit nëpër ministri sipas përkatësisë etnike…

Sipas të dhënave, përqindja e shqiptarëve etnikë në pothuajse të gjitha ministritë është mbi 25%. Në katër ministri, përfaqësimi është më pak se 20%, por ka ministri ku përfaqësimi është mbi 40%. Konkretisht, në Ministrinë e Sistemit Politik, përfaqësimi i shqiptarëve etnikë është 84,36%, ndërsa në Ministrinë e Ekonomisë, 47,55%. Në këto dy ministri, përfaqësimi i maqedonasve është 5,15, përkatësisht 42% në Ministrinë e Ekonomisë.

Ministrinë e Mbrojtjes, maqedonasit etnikë përfaqësohen me 79,48%, ndërsa shqiptarët etnikë me 12,95%. Në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, përfaqësimi i shqiptarëve etnikë është 17,07%, kurse në Ministrinë e Bujqësisë 18,01%.

Përqindja më e lartë e turqve etnikë është në Ministrinë e Ekonomisë 4,90%, në Ministrinë e Sistemit Politik 4,10%, në Ministrinë e Arsimit 3,85 dhe në Ministrinë e Bujqësisë 3,58%. Boshnjakët etnikë përfaqësohen me përqindjen më të lartë në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale me 5,56% dhe në Ministrin e Ekonomisë me 2,10%. Përfaqësimi i boshnjakëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme është zero. Serbët etnikë me përqindjen më të lartë prej 4,55% janë të përfaqësuar në Ministrinë e Kulturës, ndërsa romët etnikë me përqindjen më të lartë prej 2,93% janë në Ministrinë e Drejtësisë.

“Struktura etnike e organeve të pavarura të administratës shtetërore, ashtu si edhe struktura e organeve dhe ministrive të tjera, është tepër e ndryshme nga institucioni në institucion” – thuhet në Raportin për regjistrin e të punësuarve në sektorin publik për vitin 2022.

Të punësuarit në komuna, Qeveri, Kuvend…

Qeveri, maqedonasit etnikë përfaqësohen me 70,6%, shqiptarët me 13,9%, turqit me 4%, serbët me 2,2%, romët me 5,5%, ndërsa boshnjakët me pothuajse 1,5%. Në Kuvend, maqedonasit përfaqësohen me 66,67%, ndërsa shqiptarët me pothuajse 28,2%. Pothuajse e njëjta përqindje e përfaqësimit është edhe në institucionin e Avokatit të Popullit, maqedonasit me 45,2%, dhe shqiptarët me 40,5%.

Edhe në komuna ka struktura të ndryshme etnike. Në nivel të Qytetit të Shkupit, përqindja e maqedonasve është 84,5%, e shqiptarëve 10,94%, e serbëve 1,95%, e romëve 1,05%, e turqve 1,20%, e boshnjakëve 0,60, kurse e vllahëve 0,45%.

Përqindje prej 100% të shqiptarëve etnikë ka në komunat e Haraçinës, Bogovinës, Likovës, ndërsa mbi 80% ka në Tearcë, Studeniçan, Saraj, Zhelinë, Vrapçisht.

Maqedonasit etnikë me përfaqësim prej 100% janë në Berovë, Bosillovë, Vallandovë, Vasilevë, Demir Kapi, Demir Hisar, Zelenikovë, Kavadar, Kratovë, si dhe në Prilep, Probishtip, Rankovcë dhe në disa të tjera. Në komunat më të mëdha të udhëhequra nga kryetarë të bllokut politik shqiptar, përfaqësimi etnik është i ndryshëm. Kështu, në komunën e Tetovës 79% janë shqiptarë dhe pothuajse 18% janë maqedonas. Në Strugë 67,6% janë shqiptarë dhe 24,3% maqedonas. Në komunën e Gostivarit, 73,7% janë shqiptarë dhe pothuajse 15,4% janë maqedonas etnikë.

Nëse i përmbledhim këto të dhëna sipas strukturës etnike, 78.833 nga të punësuarit në sektorin publik janë maqedonas, 23.855 janë shqiptarë, 2.675 janë turq, 1.651 janë romë, 1.542 janë serbë, 569 janë boshnjakë, 527 janë vllahë dhe 813 të tjerë, ose nuk e kanë deklaruar përkatësinë e tyre etnike.