Ivanov: nuk e ndryshoj mendimin, do t’i fal funksionarët!

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sapo ka kumtuar se nuk do të ndryshojë mendje, vendimi për falje të funksionarëve të tashëm dhe ish funksionarëve të lidhur me aferën e përgjimeve mbetet në fuqi, njofton gazetari i Portalb.mk nga terreni.

“I ndoqa me kujdes të gjitha reagimet pas vendimit tim dhe mendoj që vendimi e mbron vetëm interesin shtetëror, dhe ju informoj që nuk e ndryshoj mendjen. Edhe njëherë përsëris se gjithë ata që mendojnë se ua kam marrë të drejtën, u kam bërë shërbim të keq apo pafajësinë e tyre dëshirojnë ta dëshmojnë në gjykatë, u bëj thirrje që me formë të shkruar të kërkojnë ta tërheq vendimin tim. Konstatoj se partitë dhe mbështetësit e tyre i shfrytëzojnë institucionet si mjete për qërimin e hesapeve politike, institucionet e sigurisë janë të paralizuara nga sistemi i prishur i urdhërdhënies dhe ka rrezik të madh që mos të munden të reagojnë ndaj kërcënimeve me të cilat ballafaqohemi, Prokurorisë Speciale i duhet kohë për të kryer hetim kualitativ, ndërkombëtarët duhet të ndihmojnë që të gjithë ti plotësojnë detyrimet nga marrëveshja e Përzhinës, ndërsa nënshkruesit e marrëveshjes ti plotësojnë detyrimet dhe të mundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe lira si dhe kredibile.” tha Ivanov.

Ivanov kërcënoi ndërkombëtarët, pas reagimeve të shumta të tyre.

“U bëj thirrje edhe njëherë përfaqësueseve ndërkombëtarë TE KENË KUJDES për veprat që bëjnë dhe i rikujtoj që mund të keqkuptohen. Qytetarët e Maqedonisë presin nga partitë politike spastrim të brendshëm dhe promovim të personave të ri në Maqedoni. “ tha Ivanov, njofton gazetari i Portalb.mk nga terreni.

Ivanov arsyetoi edhe njëherë vendimi e tij.

Qëllimi i marrjes së këtij vendimi është që ajo të jetë garanci se deri në datën e mbajtjes së zgjedhjeve, partitë dhe mbështetësit e tyre të mos i keqpërdorin institucionet, punën e ndërkombëtarëve për të prishur procesin zgjedhor. Pres që zgjedhjet e 5 qershorit të jenë një fillim i ri për Maqedoninë” njofton gazetari i Portalb.mk nga terreni.

Ai bëri thirrje që “askush mos të bjerë pre e trysnive në kryerjen e detyrës së tyre, dhe i inkurajoj të gjithë të flasin publikisht dhe të më informojnë nëse kanë nevojë” tha Ivanov.

Vendimi për faljen e politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre ka shkaktuar reagime të shumta, si nga partitë politike, OJQ-të e faktori ndërkombëtarë.

Kundër këtij vendimi, mijëra qytetarë tre ditë radhazi janë duke protestuar, përpara zyrës së presidentit Ivanov në Shkup, Kuvendit të Maqedonisë dhe përpara selisë së VMRO-DPMNE-së.

Prokurorja speciale, Katica Janeva, ë lidhje me vendimin e presidentit Ivanov ka thënë se ai të ketë shumë punë për të falur sepse ata do të hapin shumë raste të dyshuar për krime dhe koorupsion.

Qytetarët e pakënaqur kanë paralajmëruar se derisa nuk tërhiqet vendimi nuk do të ndalojnë së protestuari.

Në ditën e dytë të protestave ka pasur të arrestuar 12 persona dhe dy punëtor mediatik janë lënduar.

Ivanov i amniston të gjithë politikanët që janë nën hetime

Më 12 prill, presidenti Gjorge Ivanov ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.
Përfundon protesta, shpërndahen protestuesit (FOTO+VIDEO)

Më poshtë mund t’i lexoni reagimet e faktorit ndërkombëtar për vendimin e presidentit Ivanov

Reagimi i BE-së për vendimin e Ivanovit

Bashkimi Evropian vendimin e presidentit të Maqedonisë Gjorge Ivanov, për faljen e politikanëve që janë nën hetim e vlerëson si shqetësues dhe rikujtoi se shteti ka për detyrë ta promovojë drejtësinë dhe luftën kundër mosndëshkimit, njofton Portalb.

“Vendimi i presidentit Ivanov për faljen e disa funksionarëve ka shkaktuar shqetësim serioz. Po bëhet në kohë kur të gjitha partitë duhet të gjejnë mënyrë për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos. U bëjmë thirrje të gjithë palëve që t’u ikin rreziqeve që i shembin përpjekjet disavjeçare të shtetit që me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare ta përforcojë sundimin e së drejtës”, thuhet në reagimin e BE-së.

Nga atje shprehin gatishmëri për përkrahje të Prokurorisë Speciale dhe kërkojnë që “të vazhdojë t’i hetojë problemet serioze të cilët kanë qenë të fshehura vitin e kaluar”, transmeton Portalb.

“Deklarata e presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov që të gjithë politikanët të amnistohen, ashtu siç unë  e kuptoj është e papranueshme dhe nuk është në përputhshmëri me sundimin e së drejtës”, deklaroi eurokomesari Johanes Han për REL, transmeton Portalb.

Ai theksoi se e gjithë situata në Maqedoni në ditët e fundit mjaft është përkeqësuar.

Vendimin i presidentit Ivanov për faljen e politikanëve nga të gjitha veprat kriminale dhe korruptive është kritikuar ashpër edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Xhes Bejli.

“Falja pa mbaruar procesi gjyqësor është në mbrojtje të politikanëve të korruptuar dhe bashkëpunëtorët e tyre”, shkruan ambasadori amerikan Xhes Bejli në llogarinë e tij në tuitter.

“Lëreni PSP dhe gjykatat ta bëjnë punën e tyre”, shkuran më tej Bejli.

Reagimi i Riçard Hovitit për vendimin e Ivanovit

“Shkelja e Marrëveshjes së Përzhinos do të ketë pasoja serioze”, deklaroi eurodeputeti Riçard Hovit, i cili ka ndërmjetësuar në Marrëveshjen e Përzhinos, njofton Portalb.

Hovit rikujtoi se  pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i dha atij kompetenca për amnistimin e kriminelëve, pedofilëve dhe tregtarëve të drogës, ai ka garantuar se nuk do të ndërmerr hapa të tillë, transmeton Portalb.

“Theksoj se kryetari Gjorge Ivanov, më parë dha garanca se nuk do të amnistojë për kriminalitet politik dhe se do ta respektoj Marrëveshjen e Përzhinos, i cili përbën përkrahje të gjerë ndërpartiake ndaj Prokurorisë Speciale”, tha Hovit.

OSBE reagon ndaj vendimit të presidentit Ivanov

/Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button