Përfundon protesta, shpërndahen protestuesit (FOTO+VIDEO)

21:40- Gazetari jonë nga terreni njofton se protestuesit tanimë janë shpërndarë. Gjendja rrugëve të Shkupit është e qetë.

21:20- Protestuesit kanë gjuajtur drejt objektit të javores “Republika” e cila gjendet përballë Qeverisë, raporton Portalb.

13014952_579328435578183_621890087_n

20:55- Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para Qeverisë. “Mos i mbroni kriminelët” brohorasin protestuesit para policëve, raporton Portalb.

20:30- Gazetari i Portalb nga terreni njofton se nga selia e VMRO-DPMNE-së protestuesit janë nisur drejt Qeverisë. Forca të mëdha policore gjenden para objektit të qeverisë.

13022247_579317482245945_1916060144_n

13020509_579314485579578_373993457_n

20:10- Ka reaguar njësiti special dhe ka arritur ta shpërndanë masën e protestuesve para selisë së VMRO-DPMNE-së.

13023598_579309022246791_904360928_n (1)

20:00- Situata është tensionuar, protestuesit vazhdojnë të gjuajnë gjësende.

12988031_579307222246971_341799039_n

19:45-  Protestuesit kanë filluar të gjuajnë me gjësende të forta drejt kordonit policor që e ka rrethuar selinë e VMRO-DPMNE-së, raporton Portalb.

19:25- Protestuesit kanë lëvizur drejt selisë së VMRO-DPMNE-së.

13023606_579301692247524_1202512157_n

13023629_579301992247494_244328990_n

19:20- Protestës i bashkëngjitet edhe Plenumi studentor, nën brohoritjet “nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”. Studentët kërkojnë lirimin e dy anëtarëve të plenumit, që u arrestuan në protestën e djeshme, raporton Portalb.

19:00– Aktivisti Ognen Janevski ka shpallur zyrtarisht protestën të mbyllur. Ndërkaq, përkundër kësaj, protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit, raporton Portalb.

18:50 – Aktivisti i OJQ CIVIL, Petrit Saraçini, ka bërë thirrje deri te partitë shqiptare që t’i bashkohen protestës sepse kjo çështje është për të gjithë qytetarët. 
“Protestës t’i bashkohen edhe partitë shqiptare në këtë kohë kur shteti po digjet, sepse kjo çështje është për të gjithë qytetarët”, tha Saraçini.
Petrit Saraçini
18:45 – Gazetari i Portalb nga terreni njofton se në këto momente lideri i opozitës Zoran Zaev i është bashkëngjitur protestës. Aktivistët bëjnë thirrje për dorëheqjen e Ivanovit dhe të pushtetit, apo siç i quajnë ata, të kriminelëve.

Zaev në protestë

18:26 – Aktivistët në emër të 82 OJQ-vë kërkojnë që të tërhiqet vendimi për faljen e politikanëve dhe kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Ivanov. Ata gjithashtu kërkuan që zgjedhjet të mos mbahen me 5 qershor pasi ende nuk janë përmbushur kushtet.

07a

 

18:10 – Qytetarë të pakënaqur me vendimin e presidentit Ivanov për faljen e politikanëve, sërish kanë dalur për të protestuar kësaj radhe para Kuvendit të Maqedeonisë.

Vendi është nën sigirum të përforcuar të policisë, ndërkaq gjendja është e qetë. Qytetaret kohë paskohe fishkëllojnë dhe bërtasin thirrje të ndryshme antiqeveritare, ndërkaq numri i tyre sa vjen e rritet, raporton gazetari i Portalb.mk.

Ndryshe nga dje, sot në mesin e protestuesve janë parë edhe flamuri shqiptar dhe ai turk.

5a

4a

2

3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button