Lidington me apel deri te presidenti Ivanov
Ministri për Evropë i Britanisë së Madhe, Dejvid Lidington apelon që presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ta ndërpresë vendimin me të cilin do t`i fal të gjithë politikanët, emrat e të cilëve gjenden në procedura para hetimore për keqpërdorime të ndryshme.
“Vendimi i Presidentit me 12 prill që t`i fal personat të cilët gjenden në procedurë para hetimore për akuza për keqpërdorime është shqetësuese.
Ky vendim i mbron edhe përfaqësuesit zyrtar edhe ish ministrat e akuzuar për korrupsion dhe e mohon drejtësinë për njerëzit e Maqedonisë.
Akuzat nga materialet e përgjuara, ngritën pikëpyetje serioze për sundimin e të drejtës dhe kredibilitetin e zgjedhjeve.
Ato akuza duhet që të hetohen në tërësi në pajtueshmëri me proceset juridike, që Maqedonia të gjej një zgjidhje të qëndrueshme për krizën aktuale politike. Kërkoj që Presidenti i Maqedonisë ta ndërpresë vendimin”, theksoi Lidington.