Ambasada e Turqisë në Shkup reagon për situatën në Maqedoni

Ambasada e Republikës së Turqisë në Maqedoni përmes një njoftimi është shprehur se Turqia nga afër ndjek situatën në vend me të cilën ka lidhje të rrënjosura historike, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia nga afër i ndjek zhvillimet politike në Republikën mike të Maqedonisë me të cilën ka lidhje të rrënjosura historike. Me rëndësi është që përmes dialogut, në kuadër të rregullave demokratike dhe sundimit të së drejtës, me zgjedhje korrekte dhe transparente të gjendet zgjidhje për tensionin politik dhe pikëpamjet e padakorduara të cilat ende zgjasin”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet që reagimet politike dhe protestat të mbahen në kufi të paqes dhe respektimit të së drejtës.

“Në këtë pjesë, Turqia dëshiron dhe dëshirën e ka, që në këtë vend të bukur ku edhe bashkëkombasit tanë jetojnë si qytetarë të cilët i respektojnë ligjet, reagimet politike dhe protestat të mbahen në kufi të paqes dhe respektimit të së drejtës, të gjitha institucionet dhe personat të mos lejojnë kurrfarë tentimesh për dhunë, në zgjedhjet të cilat do të mbahen në mënyrë përkatëse me rregullat demokratike dhe parimet e drejtësisë, të respektohet zgjedhja e popullit të Maqedonisë, si dhe ruajtja e qetësisë dhe paqes”- thuhet në këtë reagim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button