OJQ-të ua prenë rrugën ambasadorëve. I ftojnë që t’u bashkëngjiten në protesta (FOTO)

Mbi 75 organizata jo qeveritare vlerësojnë se nuk ka kushte për zgjedhje më 5 qershor. Ata dy herë kanë tentuar nëpërmes letrave të hapura me rekomandime t’i japin kahje proceseve demokratike në vend, por pa sukses.

OJQ-të janë mbledhur sot për së treti herë për t’i ritheksuar rekomandimet e tyre dhe qëndrimin në lidhje me zgjedhjet, raporton Portalb.

“Pa plotësimin e kushteve për zgjedhje fer dhe demokratike, që nënkupton urgjentisht anulim të datës aktuale (5 qershor), ne si organizata qytetare nuk kemi alternativë tjetër pos bojkotit të zgjedhjeve dhe protesta kundër këtij regjimi që vazhdon t’a shkel demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit”, tha Ramadan Ramadani, aktivist civil.

Sipas Ramadanit, faktori ndërkombëtarë duhet ta ndihmojë Maqedoninë për ta cliruar nga ky okupator i brendshëm.

Derisa po e mbanin konferencën për shtyp OJQ-të, para Info Qendrës së BE-së, brenda në objekt ishin ambasadori amerikan Xhes Bejli dhe ai evropian Aivo Orav.

12961487_10209359681691706_1467733887187524636_n

Përfaqësuesit e organizatave qytetare kanë pritur jashtë objektit derisa kanë dalur ambasadorët dhe të njëjtit i kanë ndalur dhe u janë drejtuar me pikëpamjet e tyre rreth zgjedhjeve dhe situatës në vend. Të njëjtit u kanë bërë thirrje ambasadorëve që t’u bashkëngjiten në protestën e sotme ora 18.

Ambasadorët Orav dhe Bejli kanë dëgjuar zërin e qytetarëve dhe kanë ikur pa dhënë ndonjë koment shtesë./Portalb

LETRA E PLOTË:

Deri tek: Kryetari i Komisionit Evropian Zhan-Kllod Junker; Kryetarja e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesja e lartë e UE-së për punë të jashtme dhe politikë sigurie Federika Mogerini; Delegacioni i BE-së në Maqedoni; Deputetët e Parlamentit Evropian; Udhëheqësit të Grupit Ekspert të Vjetërve – Rajnhart Pribe; Misioni i OSBE-së në Shkup; Ambasadat e gjitha shteteve anëtare të BE-së që kanë përfaqësimet në Maqedoni; Ambasada e SHBA-ve

Kopje deri tek: Komisari Evropian Johanes Han

 

Shkup, 14 Prill 2016

 

Të nderuar,

Në fillim, ju falënderojmë për mbështetjen e shprehur publikisht të shoqërisë qytetare dhe përpjekjet e tyre për avancimin e zhvillimit demokratik të Republikës së Maqedonisë, që nuk është e mundshme pa zgjedhje të drejta dhe të lira.

Jemi dakord që Republika e Maqedonisë ka dalë nga binarët e demokracisë dhe mënyra e vetme për të kthyer në binarë është plotësimi i prioriteteve urgjente të reformave që përfshijnë edhe rekomandimet eksperte të “Raportit të Pribe“.

Ne pajtohemi që mbetet pjesa më e madhe e punës për plotësimin e kushteve minimale për “zgjedhje të besueshme”: pastrimi i listës zgjedhore, ndalimi i gjitha formave të frikësimit ose shtypje mbi votuesit, si dhe sigurimi i mbulimit përkatës në medie. Dëshirojmë të theksojnë që nuk mjafton vetëm një progres i caktuar në reformat zgjedhore, për të krijuar kushte për tejkalimin e krizës politik, por duhet një progres i madh në reformat dhe fushat tjera: sundimi i të drejtës dhe të drejtave themelore, de-politizimi i administratës publike dhe liria e shprehjes.

Nuk ishin dëshmitarë të reformave të vërteta që ka dashur të sjellin krijimin e kushteve për tejkalimin e krizës politike në Republikën e Maqedonisë, madje as dialog konstruktiv mes pushtetit, opozitës dhe shoqërisë civile.

Për këtë arsye, mbi 75 organizata të qytetarëve më 14 dhe 28 janar kanë drejtuar letra tek përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA duke kërkuar ZBATIMIN E REFORMAVE TË VËRTETA PËR ZGJEDHJE TË LIRA DHE TË DREJTA.

Të nderuar,

Përgjegjësi e ynë si organizata qytetare është të tregojmë që jo vetëm që nuk është arritur përparimi i pritur në zgjidhjen e problemeve të treguar në letrat e 14 dhe 28 janarit 2016, por vërehet edhe ecje serioze mbrapa në sundimin e të drejtës dhe ndarjes së pushtetit, të shprehur me anë të vetë-vullnetit politik dhe uzurpim të pushtetit ligjvënës dhe gjyqësor nga ana e pushtetit ekzekutiv. Vendimi i njëanshëm për shpërbërjen e kuvendit me veprim të shtyrë është një akt kundër-kushtetues, që në kohën e njëjtë edhe kundër parimeve për konsensus të caktuar me marrëveshjen në Përzhino. Përveç kësaj, Gjykata Kushtetuese, në mënyrë mjaft jo-transparente dhe procedurë urgjente, i mundësoi kryetarit të fal kryerës të veprave kriminale në lidhje me zgjedhjet. Këtë mundësi ai e shfrytëzoi më 12 prill të vitit 2016 dhe ua fali dënimin 56 personave, pjesa më e madhe e tyre nëpunës të lartë qeveritar mes të cilëve edhe Nikola Gruevski – lideri i VMRO-DPMNE dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Kjo tregon se partia në pushtet zbaton plan të ndyrë për anulim të plotë të Marrëveshjes së Përzhinos, por edhe rrënim të sistemit ligjësor dhe politik në Republikën e Maqedonisë me vetëm një qëllim – të vazhdojnë të udhëheqin, të padënuar dhe në paligjshmëri.

Vendimet kontroverse të Gjykatës penale dhe Gjykatës së Apelit në lidhje me hetimet e hapura të Prokurorisë Publike Speciale tregojnë një shkallë të lartë të varshmërisë së gjyqësorit nga interesat e partive në pushtet dhe në trajtim të privilegjuar të dyshuarve për krim zgjedhor.

Obstruksionet e vazhdueshme të punës së Prokurorisë Speciale paraqesin shkelje të pavarësisë në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale të lidhur dhe të dala nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve. Pengesa e përditshme e punës së Prokurorisë Publike Speciale, vijuar nga shkelje të paparë në medie, ka pamundësuar hetim të shpejtë dhe efikas të padive për krim, të konstatuar në raportin e Pribe-s.

Nuk ka asnjë avancim në mbikëqyrjen parlamentare mbi DSK, që me mbledhjen e fuqisë ishte dëshmuar si gjenerator kryesor i skandalit me përgjimet. Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrje të Punës së DSK deklaroi që nuk kanë pasur mundësi për kontroll të hollësishëm të kapaciteteve teknike në DSK sepse nuk kanë marrë informacionet minimale për atë se çfarë pajisje kanë në dispozicion. Kryetari i komisionit anketues në kuvend për skandalin e përgjimit ka shpallur të pasuksesshme punën e këtij komisioni, duke theksuar si arsye bojkotin dhe bllokimin nga VMRO-DPMNE.

Në luftën kundër korrupsionit politik (që ishte vlerësuar si problem më i madh në “Raportin e Pribe”) nuk ka rezultate të dukshme, por ecje mbrapa. Kryetari i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka pasur një paraqitje skandaloze publike me çfarë ka ndaluar përpjekjet e medieve të bëjnë një krahasim mes fletat anketuese të kryeministrit paraprak, duke u vendosur në rolin e mbrojtësit të tij publik.

Organizatat qytetare pak para kanë treguar për raste të shtypjeve mbi personat të punësuar në institucionet publike dhe persona të cilët duhet të punësohen. Frekuenca dhe intensiteti i shtypjeve rriten me afrimin e zgjedhjeve. Në numër të madh të komunave është konstatuar mosrespektim i parimit të ndarjes së shtetit nga partia, keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe keqpërdorim të resurseve shtetërore. Mosrespektimi i parimit të ndarjes së shtetit dhe partisë është më drastike në sjelljen e ish kryeministrit, i cili edhe më tutje keqpërdor resurse shtetërore, duke dhënë detyra ministrave, në funksion të fushatës së parakohshme të filluar nga ai.

Partitë në pushtet vazhdojnë të luajnë rolin e redaktorit kryesor në mediet që korruptojnë dhe kontrollojnë. Vazhdon me fuqi shtypja politike dhe frikësimi, si dhe të folurit e urrejtjes dhe nxitja e dhunës jo vetëm kundër kritikuesve të pushtetit, por edhe ndaj Prokurorisë Publike Speciale. Partitë në pushtet kanë refuzuar të debatojnë për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Audio dhe Shërbime Audio-Vizuale Mediatike, të nisura nga pesë organizatat gazetareske dhe mediatike dhe të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nuk janë respektuar edhe rekomandimet eksperte që duheshe të mundësojnë dhe garantojnë zgjedhje të drejta dhe lira, sepse: a) nuk ka zgjidhje gjyqësore dhe politike për ndikimin e drejtpërdrejtë në manipulimet zgjedhore; b) KSHZ (që me përbërjen ishte në vonesë prej katër muaj e gjysmë) nuk ka hulumtuar parregullsitë e zbardhura nga zgjidhjet paraprake; c) ende nuk janë adresuar gjitha mangësitë që ishin konstatuar në listën zgjedhore në të cilën qytetarët ende nuk kanë besim.

Të nderuar,

Pas faljes së përgjithshme prej kryetarit Ivanov më 12 prill, konsiderojnë ky vendim duhet doemos urgjentisht të tërhiqet dhe Gjorgje Ivanov të dorëzon dorëheqjen si kryetar i Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu, presim mbledhje të re të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe vendim me të cilin do të shtyhen zgjedhjet e 5 qershorit për një datë të mëtutjeshme dhe angazhim për caktimin e një qeverie kalimtare që do të zbaton reformat e nevojshme para mbajtjes së çfarëdo zgjedhjeve të ardhshme.

Përkeqësimi i krizës politike për shkak të mosplotësimit të prioriteteve reformuese na brengos shumë dhe ne jemi të bindur që me insistimin që 5 qershori të jetë si datë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme do të kontribuojë në thellimin dramatik dhe largimin e Republikës së Maqedonisë nga BE-ja. Andaj kërkojmë nga ju të ri-afirmoni nevojën e plotësimit të prioriteteve urgjente të reformave si parakusht për përcaktimin e datës së zgjedhjeve.

Pa plotësimin e kushteve për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike, që nënkupton shtyrjen e domosdoshme të datës aktuale, ne si organizata qytetare nuk kemi opsion tjetër përveç të thërrasim në bojkot të zgjedhjeve nëse shpallen për më 5 qershor dhe në protesta kundër regjimit që vazhdon të shkel demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimit të së drejtës në Republikën e Maqedonisë.

 

Me respekt,

Agro Banica – Banica, Strumicë | Agro Strumeshnica – Dabile, Strumicë | Agrosojuz – Vasilevo | Aleanca rinore – Tetovë | Banka për ushqim Maqedoni | Fakultet për gjërat që nuk mësohen / AKTO | Fondacioni Metamorfozis | Fondacioni për zhvillim lokal dhe demokraci “Fokus” – Veles | Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni | Forum – Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentacion | Forumi për hulumtime të politikave të sigurisë “Sekuritas” – Manastir | Forumi rinor arsimor | Gazetarë për të drejta e njeriut | H.E.R.А. – Asociacioni për edukim shëndetësor dhe hulumtim | Iniciativa për shpëtim të parkut 8 Noemvri  – Shtip | Iniciativa për zhvillim dhe përfshirje tё komuniteteve | Iniciativa qytetare “Arsena” – Gjevgjeli | Iniciativa qytetare E DUA QTQ | Instituti për të drejta e njeriut | Internet Hotllajn Provajder Maqedoni  | Jadro – shoqata e skenës kulturore të pavarur | Këshilli kombëtar për barazi gjinore | KHAM – Dellçevë | Koalicioni “Të drejta seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara” | Koalicioni për zhvillim të qëndrueshëm – KZhQ | Komiteti i Helsingut për të drejta të njeriut në Republikën e Maqedonisë | Kontrapunkt – asociacioni për zhvillim të teorisë kritike, aktivizëm socio-kulturor dhe praktika kulturore bashkëkohore | LGBTI Qendër për përkrahje | Llokomotiva – Qendra për iniciativa të reja në art dhe kulturë | OJQ Infocentar | Organizata e grave nga Strumica | Platforma për politikë qytetare Hajde! | PROFICIO – Tolerancë multietnike nëpërmjet prosperitetit ekonomik | Progres – Instituti për demokraci sociale | Qendra edukative rome “Ambrella” | Qendra maqedonase për arsim evropian | Qendra për arte bashkëkohore | Qendra për edukim dhe zhvillim – Tearcё | Qendra për hulumtim dhe zhvillim të shoqërisë VIZIO 2014 | Qendra për tolerancë ndëretnike dhe refugjatë – Shkup | Qendra për zhvillim demokratik dhe iniciativa në Maqedoni – QZHDIM | Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të bashkësisë – Dibër | Sheshi Liria | Shoqata “Forumi i gruas” – Tetovë | Shoqata “Iniciativen glas” – Prilep | Shoqata e Egjiptianëve ballkanik në Maqedoni | Shoqata e Federalistëve të rinj evropian (JEF Maqedoni) | Shoqata e luftëtarëve të Maqedonisë | Shoqata e mbledhësve të kërpudhave Regius – Strumicë | Shoqata e qytetarëve “NOVUS” | Shoqata e qytetarëve “Patokazi” – Gjevgjeli | Shoqata e qytetarëve Esperanca – Qendra kulturore botërore – Shkup | Shoqata e qytetarëve Neni 16 | Shoqata e qytetarëve për promovimin e aktivitetit femëror Tiiiit! Ink. | Shoqata e qytetarëve punëtor në industritë e tekstilit dhe të lëkurës Tivko Mnozinstvo – Shtip | Shoqata e sindikatës së prodhuesve bujqësorë – Strumicë | Shoqata ekologjike “Planetum” – Strumicë | Shoqata Global – Manastir | Shoqata për analiza ekonomiko-politike KVANTUM PRIMA – Kavadar | Shoqata për demokraci, debate, dialog, decentralizim – PLAN 4D | Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave – ESE | Shoqata për këshillim, shërim, riintegrim dhe risocializim të personave të mvarur nga supstancat psikoaktive “Izbor” – Strumicë | Shoqata për kulturë dhe art “Skena” | Shoqata për mbrojtje të kulturës të qytetit të Dibrës “Deborus” | Shoqata për mbrojtjen e identitetit kulturor të Egjiptianëve IZIDA 41/21 – Resnjë | Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve No Pasaran Shkup | Shoqata për mobilizim ndërkombëtar | Shoqata për shoqëri demokratike “8 Septemvri” – Shkup | Shoqata për shpërndarje të demokracisë dhe parimeve demokratike PROJEKT-BE – Kavadar | Shoqata për të rinj ADOLUS – Strumicë | Shoqata për të rinj, të drejtat e njeriut dhe demokraci UFUK | Shoqata për zhvillim dhe aktivizëm “Akva” – Strugë | Shoqata për zhvillim lokal “Akcija plus” – Resnjë | Shoqata për zhvillim të kulturës dh mbrojtje të trashëgimisë kulturore “Kontekst – Strumicë” | Shoqata Qendra për strategji dhe zhvillim PAKTIS – Prilep | Shoqata Qendra rajonale për zhvillim të qëndrueshëm – Kratovë | Shoqata qytetare “Ne jemi Karposh 4” – Shkup | Shoqata Radika-DE – Dibër | Shoqata turke YENI YILDIZ TURK DERNEĞI | Shoqatë humanitare dhe bamirëse e inteligjencës rome ANGLUNIPE – Tetovë | Sindikata e shërbimit diplomatik maqedonas | Transparencë Maqedoni | Tribunus Civilis – Gjykata simbolike e drejtësisë dhe shoqërisë civile | Vox Academica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button