Bejli: Falja masovike është pengesë për zgjedhje të besueshme

Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhejs Bejli, sot pas takimit me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, përsëri ka dënuar vendimin e Ivanovit për ndërprerje të proceseve gjyqësore kundër politikanëve dhe ka bërë thirrje që të shmanget dhuna.

“Falja masive është e njëjtë me mos-dënimin dhe është pengesë për zgjedhje të besueshme dhe për rrugën eurotalantike. Protestat e qeta janë e drejta fondamentale. Dhuna dhe vandalizmi ‘jo’”, ka shkruar në twitter Bejli.

Bejl dhe ambasadori Aivo Orav sot pasdite u takuan me presidentin Ivanov. Në takim është biseduar për vendimin për faljen e politikanëve. Megjithatë, më shumë detaje tani për tani nuk jepen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button