Vendimi i Ivanovit për amnistimin e politikanëve, reagon edhe Ambasada britanike

Ambasada e Britanisë në Republikën e Maqedonisë ka kërkuar sqarime në lidhje me vendimin e kryetarit Ivanov që të ndalohen proceset gjyqësore kundër politikanëve dhe të lirohen.

“Deklarata e kryetarit Ivanov duhet të sqarohet. Nëse vendimi për t’u amnistuar politikanët ka të bëj me hetimet që dalin nga materialet e përgjuara, ajo do të ishte shumë shqetësuese. Duhet të ketë hetim të plotë dhe proces të drejtë juridik, këto janë elemente të rëndësishme të Marrëveshjes së Përzhinos”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Britanisë së Madhe në vend.

Përndryshe, presidenti Gjorge Ivanov sot pasdite ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Ivanov me këtë rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë. Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button