Sofja e shqetësuar për situatën në Maqedoni

Presidenti bullgar Rosen Plevneliev në një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov shprehu shqetësim për ndodhitë në Shkup dhe shpresë për uljen e tensioneve.

“Si fqinj i mirë dhe me cilësi të kryetarit të Procesit për bashkëpunim të EJL-së, Bullgaria është e gatshme të bashkëpunojë për gjetjen e zgjidhjes”, theksoi Plevneliev gjatë bisedës, transmeton pres-shërbimi i tij.

Zgjidhja, sipas tij, është në dialogun, në respektimin e të drejtave, të parimit të qeverisjes së të drejtës dhe të Kushtetutës.

Shefi i shtetit bullgar nënvizoi se viteve të fundit Bullgaria gjithashtu kaloi nëpër kriza politike.
“Kur vendi drejtohet para një zgjedhje të rëndë, protesta dhe kundërshtime të fuqishme politike, zgjidhja e vetme është respektimi i Kushtetutës dhe sigurimi i rendit ligjor në shtet.

Pajtueshmëria ndaj këtyre parimeve e ndihmon vendit tonë t’i tejkalojë krizat politike dhe sot të jetë faktor i stabilitetit të Ballkanit”, theksoi Plevneliev.

Ai shprehu bindje se për kthimin ndaj stabilitetit politik do të kontribuojë organizimi i zgjedhjeve korrekte dhe demokratike në pajtim me Ligjin dhe në interes të të gjithë qytetarëve.

“Zgjidhja mund të arrihet vetëm nëpër dialogun midis liderëve politikë, parandalimin e dhunës dhe krijimin e rendit në shtet”, theksoi Plevneliev

Partitë politike, megjithatë, duhet të angazhohen në ruajtjen e rendit dhe anulimin e çdo forme të dhunës.

Presidenti Plevneliev shprehu mbështetje edhe për punën e Prokurores publike e cila, sipas tij, duhet të vazhdojë me hetimet dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së Përzhinos. “Qytetarët presin drejtësi dhe ajo nuk mund t’ju merret. Korrupsioni në qarqet më të larta të pushtetit duhet të hetohet, e jo të amnistohet”, ka thënë Plevneliev në bisedë telefonike me Ivanovin.
Kryeministri bullgar Bojko Borisov, megjithatë, konsideron se Maqedonia do të destabilizohet përjetësisht, si dhe se zgjedhjet e ardhshme mund të mbahen, duke e lidhur këtë me krizën e emigrantëve.

“Maqedonia do të destabilizohet për një periudhë afatgjatë sipas meje. Do të doja të jem gabim”, ka thënë Borisov në deklaratën për gazetarët pas takimit të djeshëm të Këshillit bullgar për siguri kombëtare.

Në bazë të bisedimeve me presidentin e Maqedonisë, Borisov deklaroi se presioni emigrues ndaj vendit është rezultat i përgatitjes së mirë sepse sulmet ndaj kufirit janë nga grupet e organizuara. Sipas tij, forcat e sigurisë të Maqedonisë kanë qenë të detyruar të përdorin gaz lotsjellës dhe shton se presioni i tillë do të vazhdojë të ndodhë një kohë më të gjatë..

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button