OSBE reagon ndaj vendimit të presidentit Ivanov

Shefja e Misionit të OSBE-së në Shkup, Nina Suomalainen është njoftuar për 41 vendimet e Presidentit Gjorge Ivanov të publikuara dje në Gazetën Zyrtare, për falje të 56 individëve.

“Edhe pse sipas deklaratës së Presidentit, qëllimi ishte të kontribuojë në zgjidhjen e krizës momentale, qytetarët gëzojnë të drejtën të shohin realizim të përgjegjësisë politike dhe llogaridhënies juridike.. Gjykata dhe Zyra e Prokurorisë Speciale duhet patjetër të lejohen të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre në përputhshmëri me parimet e pavarësisë dhe paanshmërisë.

Hetimi i rasteve në lidhje dhe të cilat rezultojnë nga përmbajtja e përgjimeve të paautorizuara, dhe lëndët gjyqësore duhet të ndihmojnë në rikthimin e besimit të qytetarëve ndaj sundimit të ligjit dhe ndaj sistemit juridik funksional të mirë dhe të paanshëm.

Në këtë kohë shumë të rëndësishme,  i inkurajojmë të gjitha anët e përfshira të veprojnë në mënyrë konstruktive dhe të sigurojnë mbizotërimin e  parimeve të qeverisjes demokratike dhe të sundimit të ligjit. Qytetarët apelohet të përmbahen nga çdolloj dhune gjatë ushtrimit të të drejtës së tyre kushtetuese për të protestuar publikisht.  Qendra dhe fokusi i të gjitha përpjekjeve duhet të jenë interesi i shtetit dhe qytetarët e vet.” thuhet në kumtesën e OBSE.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button