Hovit: Mbledhje urgjente në Bruksel pas vendimit të Ivanovit

“Shkelja e Marrëveshjes së Përzhinos do të ketë pasoja serioze”, deklaroi eurodeputeti Riçard Hovit, i cili ka ndërmjetësuar në Marrëveshjen e Përzhinos, njofton Portalb.

“Politikanët në Bruksel urgjentisht janë duke i studiuar dhe janë duke u konsultuar për ndodhitë e fundit në Shkup dhe mund të paralajmëroj se do të ketë pasoja shumë serioze nëse ndonjë nga partitë apo ndonjë individ e shkelë Marrëveshjen e Përzhinos”, tha eurodeputeti i cili bashkë me Ivo Vajgël dhe Eduard Kukan, po ashtu edhe me eurokomesarin për zgjerim Johanes Han kanë qenë ndërmjetësues në bisedimet politike për zgjidhjen e krizës politike.

Hovit rikujtoi se  pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për që i dha atij kompetenca për amnistimin e kriminelëve, pedofilëve dhe tregtarëve të drogës, ai ka garantuar se nuk do të ndërmerr hapa të tillë, transmeton Portalb.

“Theksoj se kryetari Gjorge Ivanov, më parë dha garanca se nuk do të amnistojë për kriminalitet politik dhe se do ta respektoj Marrëveshjen e Përzhinos, i cili përbën përkrahje të gjerë ndërpartiake ndaj Prokurorisë Speciale”, tha Hovit.

Përndryshe, presidenti Gjorge Ivanov sot pasdite ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Ivanov me këtë rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë. Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button