Maqedoni: Zvarritja e reformave në gjyqësor, pengesë për amnistimin e të burgosurve politik

Të burgosurit dhe aktivistët për të drejtat e të burgosurve në Maqedoni ditëve të fundit kanë shpeshtuar thirrjet për amnisti të të burgosurve nga pushteti i VMRO-DPMNE-së. Mirëpo në bazë të asaj që parashihet në Kushtetutën e Kodin Penal të Maqedonisë dhe në bazë të asaj që tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski dhe eksperti juridik Temelko Risteski, amnistia në rrethanat aktuale pothuajse është e pamundur pasi që paraprihet prej reformave në gjyqësor dhe rizgjedhjen e gjykatësve, shkruan Portalb.mk.

 

LEXO: Nëse e heton VMRO-DPMNE-në, a do ta trajtojnë gjykatat pasardhësin e Zvërlevskit sikur Janevën?

Kodi Penal i Republikes se Maqedonise, ligji per amnisti

Në bazë të Kushtetutës së Maqedonisë amnistia jepet nga Kuvendi i Maqedonisë, ndërkaq sipas Kodit Penal ajo duhet të zbatohet nga gjykatat dhe Prokuroria Publike.

Në të dyja rastet ende është herët që të flitet për një amnisti të mundshme, pasi që si Kuvendi i Maqedonisë edhe gjykatat dhe Prokuroria i kanë “duart e lidhura”.

Puna e Kuvendit vazhdimisht po bllokohet nga VMRO-DPMNE-ja me replikat dhe kundër-replikat e saja, për të cilën dëshmon rasti zvarritjes së zgjedhjes së kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe shkarkimit të prokurorit Marko Zvërlevskit.

Në lidhje me këtë, zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski deklaroi se, ende është herët për të folur për amnisti ngaqë ajo mund të arrihet vetëm pasi që të zbatohen reformat në gjyqësor.

“Qeveria e Maqedonisë përkrah idetë për reforma në drejtësi të orientuara drejt përforcimit të rolit të Këshillit Gjyqësor dhe vënien e një sistemi cilësor për zgjedhjen e gjykatësve të cilët do të jenë të pavarur  dhe të paanshëm në punën e tyre. Të gjitha ngjarjet të cilat vijnë nga vitet paraprake do të shqyrtohen në mënyrë adekuate dhe Qeveria e Maqedonisë pas vlerësimit të situatës faktike dhe ligjeve ekzistuese do të informojë opinionin publik”, tha Boshnjakovski.

 

LEXO: Ministria e Drejtësisë me profesorë, prokurorë, gjykatës dhe ekspertë do ta reformojë gjyqësorin

Aktivistja për të drejtat e të burgosurve në Maqedoni, Meri Nikollova vlerësoi se që të kemi zhvillim të standardeve evropiane, amnistia duhet të jetë hapi i parë që duhet të bëhet në sistemin e Drejtësisë.

“Amnistia është hap i parë që duhet të bëhet që të kemi zhvillim në standardet evropiane. Hapi i dyte është edhe revizion i serishëm i gjykimeve të burgosurve nga pushteti paraprak. Familjet nuk kanë rrugëdalje tjerë krahas asaj që të zhvendosen në dy institucionet më të mëdha të shtetit që të jenë të dukshëm dhe të dëgjueshëm nga Qeveria”, tha Meri Nikollova, aktiviste për të drejtat e të burgosurve në Maqedoni.

LEXO: Skandal: Pjesëmarrësit në dhunën në Kuvend kërkojnë amnisti nga Ivanovi

Temelko RisteskiAmnistia vjen në “skenë” me ndryshimin e pushtetit

Meqë amnistia parashihet edhe me ligj dhe jepet nga Kuvendi i Maqedonisë, por që varet nga gjykatësit, sipas ekspertit juridik Temelko Risteski ajo u aktualizua tash pasi që u ndryshua pushteti. Sipas tij kjo ndodh meqë të burgosurit janë prapa grilave pasi luftuan për ndryshim të Qeverisë së Maqedonisë.

“Me ndryshimin e pushtetit, shpesh herë regjimi i ri i amniston të ashtuquajturit të burgosur politik për shkak se kanë luftuar kundër regjimit paraprak dhe për ardhje të pushtetit të ri. Normalisht, fituesi i jep amnisti atyre që janë dënuar sepse kanë luftuar për fitoren e tij. Pushteti i ri me akt të mirë mund ti jep amnisti edhe personave tjerë pavarësisht llojit të veprës penale. Meqë burgjet në Maqedoni janë të stërmbushura me persona të dënuar si pasojë e së cilës kushtet në to janë të mjerueshme, mendoj se duhet të mendohet në aspekt që të amnistohen kategori e caktuar e individëve, para se gjithash të burgosurve politikisht”, tha Risteski.

LEXO: Ish të burgosurit politik shqiptarë kërkojnë drejtësi në gjyqet ndërkombëtare
LEXO: Dibër, ish të burgosurit politik padisin Qeverinë

Përndryshe, kërkesa për amnisti ka ardhur si pasojë e dyshimeve se gjatë periudhës kur ka qenë në pushtet VMRO-DPMNE, ka pasur raste të dyshimta, se persona të caktuar janë burgosur si rezultat i “qërimit të hesapeve” me jo-mendimtarët e njëjtë politik. Sipas raporti të Departamentit të Shtetit të Amerikës, Maqedonia duhet ta respektojë sundimin e ligjit, pushteti të mos përzihet në punën gjykatave, të mos e pengojë punën e Prokurorisë Speciale, por ta parandalojë zbatimin selektiv të drejtësisë.

LEXO: Rruga me gjëmba deri te rizgjedhja e gjykatësve të Maqedonisë fillon nga Këshilli Gjyqësor
LEXO: Nëse nuk ka rizgjedhje të gjykatësve, drejtësinë do ta ndajnë të zgjedhurit nga “defteri” i Jankulloskës
LEXO: Gjykata e Apelit vendosi: Gruevski dhe banda e tij mbeten vetëm pa pasaportë, nuk ka paraburgim për to
LEXO: Zvarritja e shkarkimit të Zvërlevskit, u jep “zemër” gjykatësve nën diktatin e VMRO-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button