Nëse e heton VMRO-DPMNE-në, a do ta trajtojnë gjykatat pasardhësin e Zvërlevskit sikur Janevën?

Shkarkimi i prokurorit publik, Marko Zvërlevski, sjell me vete sfidën nëse pasardhësin e tij do ta ndjek fati i prokurores speciale Katica Janeva në përvojën me gjykatat në vend, gjegjësisht nëse ai/ajo do të vendos t’i hetojë rastet ku funksionarët e lartë të VMRO-DPMNE-së janë të dyshuar për krime, a do të jenë të gatshëm që gjykatësit të bashkëpunojnë me të, apo do t’ia zvarrisin lëndët duke i fshehur nëpër sirtarët e gjykatave , njofton Portalb.mk.

LEXO: Shkoi në histori “marioneta e mafies” Marko Zvërlevski

Xvonko Davidoviq

Avokati Xvonko Davidoviq, në një deklaratë për Portalb.mk, deklaron se çështja e trajtimit të prokurorit të ri nga gjykatat do të varet nga këmbëngulja, profesionalizmi dhe përkushtimi i tij, ndërkaq si pozitivitet për këtë do të jetë edhe çështja se për dallim nga Katica Janeva, prokurori i ri nuk do të ketë dëshmi të siguruara nga ndonjë parti përkatëse siç janë përgjimet, që gjykatësit të gjejnë alibi për mosbashkëpunim.

“Bashkëpunimi i gjykatësve me prokurorin e ri do të varet nga këmbëngulja, profesionalizmit  dhe përkushtimi i prokurorit publik. Kjo duhet të ndodh ngaqë ashtu parasheh ligji dhe tashmë kanë filluar të ndryshojnë punët. Prokurori i ri do të ketë përgjegjësi të mëdha dhe duhet të jetë një nga figurat eksperte që do të kontribuojë në tërë sistemin e drejtësisë. Të vetmet të cilave nuk kanë mundësi t’iu ikin gjykatësit aktual janë dëshmitë. Prokurori publik për dallim nga Katica Janeva nuk ka biseda të përgjuara që të mund të themi se janë apo nuk janë të njëjtat dëshmi. Ai nuk duhet të ketë dëshmi me ngjyra partiake. Ai duhet të ndjekë krimin varësisht dëshmive që do t’i sigurojë”, tha Davidoviq.

Bekim KadriuJuristi Bekim Kadriu, beson se prokurori i ri do të gjejë mbështetje nga të gjitha institucionet përfshirë edhe gjykatat, ngase do ta ketë përkrahjen e shumicës parlamentare, megjithatë sipas tij kjo nuk është e tëra, reforma duhet të ketë si në prokurori ashtu edhe në gjyqësor.

“Prokurori i ri publik do të ketë mbështetjen e shumicës parlamentare meqë duhet të zgjedhet nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Ky fakt shton besimin dhe bindjen se prokurori i ri do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet që të vazhdojë në mënyrë të rregullt dhe të drejt të ndjek procedurat që i takojnë. Obstruksionet që i kanë bërë gjykatat ndaj Prokurorisë Speciale kanë qenë gjë e dirigjuar nga pushteti i kaluar. Reforma duhet të ketë si në prokurori por edhe në gjyqësor Para se gjithash duhet të bindemi që gjyqësori duhet të jetë i pavarur, drejtësia duhet të vijë në vend dhe se nuk duhet të lejojmë që kryerësit e veprave penale të ngelin të pa sanksionuar. Këto reforma duhet të ndodhin dhe për to duhet të përdoren të gjitha format e mundshme të rikthimit të drejtësisë, pa përjashtuar edhe mundësinë e zbatimit të një mekanizmi shtesë, ngjashëm si “Vettingu” në Shqipëri”, thekson Kadriu.

LEXO: Gjykatat përpara sprovës për të treguar nëse do t’u bëjnë ballë trysnive të VMRO-DPMNE-së

Gjykatat për Zvërlevskin “nënë” për Janevën “njerkë”

Dje Kuvendi i Maqedonisë e shkarkoi nga detyra prokurorin Zvërlevski me 64 vota “për”. Zvërlevski ishte në shënjestër të kritikave për jo-përditësim edhe për selektivitet. Rastet që i ka zbardhur LSDM-ja në “bombat”, ku dyshohet që funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së kanë qenë të përfshirë në krime, Prokuroria e tij nuk e ka parë të arsyeshme që të ngrit akuza. Bisedat e përgjuara, ai me muaj i ka ruajtur në sirtar dhe më pas nuk i pranonte si dëshmi, pasi që sipas tij, ishin të marra në mënyrë të paligjshme. Në ndërkohë ai hapi rast kundër kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev nën emrin e koduar “Puç“. Ai do të mbahet mend si prokuror, në kohën e të cilit është formuar Prokuroria Speciale Publike, me qëllim që të zbardhen rastet të cilat dalin nga bisedat e përgjuara pasi që ai nuk e bëri një gjë të tillë.

Pasi u formua Prokuroria Speciale, me marrjen në duar të lëndëve që dalin nga përgjimet, gjykatat refuzonin të bashkëpunonin me kryeprokuroren Katica Janeva. Atje madje patëm shumë shpesh edhe konfrontime, duke i akuzuar prokurorët e Speciales se janë të politizuar. Shumë të akuzuar për të cilët Prokuroria Speciale Publike kërkonte paraburgime të mënjëhershme, për të njëjtët Gjykatat i kanë hedhur poshtë, gjë të cilën s’e kanë bërë për kërkesat e Prokrorisë së Zvërlevskit.

LEXO: Hulumtim: Institucionet ua lidhin duart gazetarëve kur informojnë për paraburgimin 

Në bazë të të dhënave të dala nga hulumtimi “Institucionet ua lidhin duart gazetarëve kur informojnë për paraburgimin” kuptojmë se Gjykata Themelore Shkupi 1 për Prokurorinë Themelore Publike menjëherë ka aprovuar paraburgime kur janë parashtruar nga PTHP kurse vetëm një për PSP-në.

Në bazë të hulumtimit, Prokuroria Publike e Zvërlevskit, te Gjykata Themelore Shkupi 1 ka kërkuar paraburgim për 105 persona, ku për 90 prej tyre është miratuar paraburgimi ndërkaq tre personave u është parashtruar arrest shtëpiak dhe ndërsa masë kujdesi u është caktuar dy të tjerëve.

Sipas Gjykatës Themelore Shkupi 1 në vitin 2016 Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar paraburgim për 23 persona, kurse u është miratuar vetëm 4 prej tyre kurse për njërin është caktuar arrest shtëpiak. Më pas tre prej paraburgimeve, me kërkesë të Këshillit Gjyqësor janë zëvendësuar me arrest shtëpiak.

Së fundmi, Prokuroria Speciale ngriti 17 akuza kundër 94 personave fizik dhe 7 personave juridik, ku edhe përskaj shumë kërkesave për paraburgim, gjykatat pranuan që të paraburgosen vetëm dy persona, por edhe ata tanimë janë të arratisur.

LEXO: Rruga me gjëmba deri te rizgjedhja e gjykatësve të Maqedonisë fillon nga Këshilli Gjyqësor

LEXO: Nëse nuk ka rizgjedhje të gjykatësve, drejtësinë do ta ndajnë të zgjedhurit nga “defteri” i Jankulloskës

LEXO: Gjykata e Apelit vendosi: Gruevski dhe banda e tij mbeten vetëm pa pasaportë, nuk ka paraburgim për to

LEXO: Zvarritja e shkarkimit të Zvërlevskit, u jep “zemër” gjykatësve nën diktatin e VMRO-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button