Dibër, ish të burgosurit politik padisin Qeverinë

Ish të burgosurit politik shqiptarë të Dibrës filluan me parashtrimin e padive në Gjykatën themelore me çka kërkojnë kompensim nga Republika e Maqedonisë.

“Gjatë ditës së sotme kanë parashtruar padi pesëdhjetë ish-të burgosurit e parë dibranë, persona të internuar, për vete apo për prindërit e tyre, si dhe të afërm të atyre që u vranë për çështje politike gjatë komunizmit. Shpresojmë që numri do të rritet, pasi në rajonin e Dibrës ka më shumë se dy mijë të burgosur politikë, persona të internuar dhe të vrarë”, deklaroi Bashkim Mashkulli, kryetar i shoqatës të ish-të burgosurve nga Dibra.

Sipas tij, padi kundër Republikës së Maqedonisë janë parashtruar edhe në Gjykatat e qyteteve tjera të Maqedonisë.

Mashkulli njofton  se Shoqata kërkon nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të sjellë një ligj të posaçëm për kompensimin dhe amnistinë e tyre./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button