Stejt Departamenti Amerikan: Në Maqedoni sundon korrupsioni dhe mosrespektimi i së drejtës

Problemi më i madh në lidhje me të drejtat dhe praktikat e njeriut, del nga prania e gjerë e korrupsionit dhe mossuksesit të Qeverisë që plotësisht ta respektojë sundimin e ligjit, përfshirë këtu edhe përpjekjet e vazhdueshme për kufizim të lirive të mediave, përzierjes në punën Gjykatave dhe pengim të punës së Prokurorisë Speciale, por edhe zbatim selektiv i të drejtës. Përzierje politike, jo-efikasitet, favorizim të disa personave në pozita të mira, zvarritje të proceseve gjyqësore, shkelje e të drejtës për gjykim publik dhe korrupsioni, janë karakteristikat e sistemit gjyqësor, sipas raportit më të ri të Stejt Departamentit Amerikan për gjendje ne të drejtave të njeriut në Maqedoni në vitin 2016, njofton Portalb.mk.

Në të gjithashtu theksohen edhe maltretimet fizike të të paraburgosurve nga ana e policisë dhe gardianëve të burgut, por edhe qasjen e rënduar deri te përfaqësuesi juridik, kufizimi i të drejtave të romëve që të udhëtojnë jashtë vendit dhe të kenë qasje në kujdesin shëndetësor të garantuar me Kushtetutë, por edhe zvogëlimi i parandalimit të tregtisë me njerëz dhe mbrojtje të personave që kanë rënë pre e tyre. Gjithashtu në raport jepet vërejtje edhe ndaj diskriminimit të personave me aftësi të kufizuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button