Shkoi në histori “marioneta e mafies” Marko Zvërlevski (FOTO+VIDEO)

Prokurori publik, Marko Zvërlevski, me 64 vota “për” sot u shkarkua nga posti, pas një drame njëmujore nga ana e deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët me replika dhe kundër-replika e pamundësonin një gjë të tillë, njofton Portalb.mk.

VMRO-DPMNE-ja dje u tërhoq nga debati nga debati për shkarkimin e kryeprokurorit Zvërlevski. Dje pasdite deputeti i kësaj partie Ilija Dimovski i dorëzoi mendimin e Komisionit Antikorrupsion kreut të Kuvendit Talat Xhaferi dhe theksoi se VMRO-ja nuk do të bëhet pjesë e shkarkimeve të paligjshme pas çka  deputetët e kësaj partie braktisën seancën.  Me këtë i erdhi fundi debatit për shkarkimin e Zvërlevskit.

LEXO: Komisioni Antikorrupsion në mbrojtje të Zvërlevskit

Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është parashtruar nga Qeveria për shkak, siç theksohet në sqarim, kryerjen e paligjshme, jo në kohë dhe të pamjaftueshme profesionale të funksionit. Gjithashtu, në dokument theksohet edhe se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimin e tij ka treguar se nuk është i aftë për kryerjen e funksionit si dhe për shkak të asaj që nuk ka parashtruar kërkesë për ngritjen e procedurës penale për raste të parapara me ligjin dhe prishjen e reputacionit të funksionit.

Procedura për emërimin e prokurorit të ri nis me shpalljen e konkursit ku kandidatët për këtë post kanë afat prej 15 ditëve t’i paraqesin kandidaturat e tyre. Pastaj, Qeveria ka detyrim të kërkojë mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publik për kandidatët e propozuar, ndërkaq më pas votohet në Kuvend me 61 vota. Nëse Këshilli nuk del me mendim në dy afate prej nga 15 ditë, konsiderohet se ka dhënë mendim pozitiv, gjegjësisht pajtohet me listën e propozuar të kandidatëve për prokurorë publik të Republikës së Maqedonisë.

Shkarkimi i Zvërlevskit në rend dite është vendosur më 11 korrik, por për shkak të obstruksioneve të VMRO-DPMNE-së dje ka përfunduar.

Kush është “marioneta e mafies” – Marko Zvërlevski?

Prokurori i afërt me VMRO-DPMNE-në, Marko Zvërlevski, siç quhet në raport të Transparency Internationa Macedonia, “marioneta e mafies”, në funksionin e prokurorit publik erdhi më 24 janar të vitit 2013, ndërkaq përpara kësaj ka qenë në departamentin për korrupsion dhe krim të organizuar. Në opinion është paraqitur shumë rrallë. Për katër vite pasi që është në pozitën kryesore të Prokrurorisë, Zvërlevski ka mbajtur vetëm një konferencë për shtyp, edhe atë që ta paraqet PR shërbimin. Por, kamerat e kanë inçizuar në ballon e romëve, ku shihet në shoqëri të ish shefit të Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe deputetit të VMRO-DPMNE-së Amdi Bajram, transmeton Portalb.mk.

Zvërlevski ishte në shënjestër të kritikave edhe për jo-përditësim edhe për selektivitet. Rastet që i ka zbardhur LSDM-ja në “bombat”, ku dyshohet që funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së kanë qenë të përfshirë në krime, Prokuroria e tij nuk e ka parë të arsyeshme që të ngrit akuza. Bisedat e përgjuara, ai me muaj i ka ruajtur në sirtar dhe më pas nuk i pranonte si dëshmi, pasi që sipas tij, ishin të marra në mënyrë të paligjshme. Në ndërkohë ai hapi rast kundër kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev nën emrin e koduar “Puç“. Ai do të mbahet mend si prokuror, në kohën e të cilit është formuar Prokuroria Speciale Publike, me qëllim që të zbardhen rastet të cilat dalin nga bisedat e përgjuara pasi që ai nuk e bëri një gjë të tillë.

LEXO: TM: Zvërlevski, marionetë në duart e mafias

Zverlevski - Gruevski

Prokuroria me të cilën udhëhiqte Zvërlevski, i cili u përmend në “bomba” nga ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankulloska se ai “i ka premtuar se do t’i kryej punë për një rast”, propozoi masa shumë të buta për të gjithë protestuesit të udhëhequr nga persona me maska dhe njerëz të eksponuar të VMRO-DPMNE-së, që më 27 prill të këtij viti, gjatë seancës ku u zgjodh kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, u futën me dhunë në Kuvend, i rrahën deputetët dhe shkatërruan çdo gjë që panë përpara. Gjegjësisht, me ato masa që i propozoi Prokuroria, edhe ata pak persona që ndiqeshin pë “pjesëmarrje në turmë” – u liruan.

Zvërlevski s’ka bërë asgjë edhe për zbardhjen e rasteve të shumë përfolura në opinion, “Monstra”, “Sopot”, “Kumanova”, “Martin Neshkovski” dhe “Nikolla Mlladenov”.

LEXO: Fokus: Prokurorë me duar të përgjakura

LEXO: Gjykatat përpara sprovës për të treguar nëse do t’u bëjnë ballë trysnive të VMRO-DPMNE-së

LEXO: Zvarritja e shkarkimit të Zvërlevskit, u jep “zemër” gjykatësve nën diktatin e VMRO-së

LEXO: Rruga me gjëmba deri te rizgjedhja e gjykatësve të Maqedonisë fillon nga Këshilli Gjyqësor

LEXO: Nëse nuk ka rizgjedhje të gjykatësve, drejtësinë do ta ndajnë të zgjedhurit nga “defteri” i Jankulloskës

LEXO: Gjykata e Apelit vendosi: Gruevski dhe banda e tij mbeten vetëm pa pasaportë, nuk ka paraburgim për to

One thought on “Shkoi në histori “marioneta e mafies” Marko Zvërlevski (FOTO+VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP