Ministria e Drejtësisë me profesorë, prokurorë, gjykatës dhe ekspertë do ta reformojë gjyqësorin

Ministria e Drejtësisë, me vendim të ministrit, Bilen Sali e ka formuar “Këshillin për reforma në sektorin gjyqësor”, në të cilën janë të përfshirë, gjykatës, prokurorë, profesorë universitar, ekspertë të fushës juridike, njofton Portalb.mk.

Të kontaktuar nga Portalb, nga Ministria e konfirmojnë lajmin dhe thonë se trupi do të ketë për detyrë që të implementohen reformat në gjyqësor. Në lidhje me atë se sa do të paguhen anëtarët e këtij trupi, nga Ministria thonë se “do të kenë një shumë simbolike sa për të thënë se paguhen”.

Profesorët e Fakultetit Jurdik “Justiniani i Parë”, Borçe Davitkovski, Lubomir Frçkovski dhe Gordan Kallajxhiev, do të jenë pjesë e këtij Këshilli. Nga 9 profesorët që janë pjesë e grupit reformues, janë edhe profesoreshat universitare Mirjana Najçevska dhe Besa Arifi, dhe kolegu i tyre, Mersim Maksuti.

Fërçkovski: “Maqedonia e Epërme”, çelësi i zgjidhjes së emritI kontaktuar për Portalb.mk, profesori Frçkovski, tha se e ka pranuar vendimin se është anëtar i këtij trupi, ndërkaq ai tha se ky trup do të funksionojë në bazë të planit qeveritar “3-6-9” në pjesën e reformave për në gjyqësor.

“Se kur do të fillojë dhe si do të punojë ende është ende herët thuhet diçka, duhet fillimisht të mblidhemi dhe të kemi seancë konstituive dhe atëherë merremi vesh si do të funksionojë. Atë çfarë mund të them është që ky trup do të punojë paralelisht me planin e Qeverisë “3-6-9” në fushën reformave në gjyqësor. Sipas të gjitha gjasave do të ketë një pjesë e cila do të jetë urgjente, pra për reformat urgjente të cilat mund të bëhen pa pritje, të cilat mund të jenë për dënimet e ndryshme dhe eventualisht lirim të të burgosurve politik. Ndërkaq në pjesët tjera do të ketë realizim të planit për ndryshim të sistemit në gjyqësor në pajtueshmëri me raportin e Pribesë dhe me ligjit, ajo duhet të bëhet konkretisht me kohën të cilën është në dispozicion. Pra ajo që pritet që është që të ketë qëllim urgjent, plan reformues afatmesëm në të cilën do të duhej të punohet në lidhje me atë se si do të jenë ligjet dhe ajo kryesorja për ndryshimin e sistemit gjyqësor”, thotë Frçkovski.

Nga institucionet gjyqësore ministri Sali u ka dhënë besueshmëri: Faik Arsllanit – gjykatës suprem, Shefajet Hajdari – kryetar i Gjykatës së Apelit në Gostivar, Burim Sejdini – kryetar i Gjykatës Administrative dhe Ilir Sulejmani, kryetar i Gjykatës Themelore Shkupi 2.

Prokuroria kërkon kufizimin e gjykatësve që nuk japin dënimin sipas ligjitKëshillin në sektorin gjyqësor, që është pjesë e programit 3-6-9 e përbëjnë 17 anëtarë të jashtëm dhe 5 anëtarë të brendshëm. Kryetar i Këshillit është caktuar ministri, ndërkaq për zëvendës të Këshillit është caktuar zëvendësministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski.

Nga Gjykatat ndërkombëtare, në listën janë Mirjana Llazarova – Trajkovska dhe Margarita Caca – Nikollova, ish gjykatëse të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Përfaqësues i Gjykatës Kushtetuese është gjykatësja, Natasha Gaber – Damjanovska.

Ashtu siç shkruhet në vendim , ministri i Drejtësisë ka përfshirë edhe anëtarë nga institucione tjera për formimin e Këshillit, ato janë: Kryetar i Shoqatës së Gjykatësve; Xhemail Saiti, Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, prokurori shtetëror, Naser Ajdari dhe kryetarja e Komitetit të Helsinkit, Uranija Pirovska.

Portalb kontaktoi me kryetaren e Komiteti të Helsinkit, e cila pranoi se e ka pranuar vendimin se është anëtar i këtij trupi, megjithatë tha se nuk ka ende informata se kur do të duhej të fillojë apo se çfarë mund të pritet nga ky trup.

Në Këshill mund të angazhohen edhe përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, Ambasadës së Amerikës në Maqedoni dhe të tjerë, shkruhet në vendimin e nënshkruar nga ministri i Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button