Rruga me gjëmba deri te rizgjedhja e gjykatësve të Maqedonisë fillon nga Këshilli Gjyqësor

Së pari herë duhet të reformohet Këshilli Gjyqësor i skandalozit Zoran Karaxhovsk, pastaj duhet të vazhdohet me shkarkimin e gjykatësve politik dhe të partizuar. Kështu deklaron eksperti juridik, Osman Kadriu për Portalb.mk, në lidhje me paralajmërmin e zv/kryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, se “rizgjedhja e gjykatësve do të bëhet nëpërmjet Këshillit Gjyqësor“, shkruan Portalb.mk.

“NOsman Kadriuë këtë periudhë duhet të shkohet me përgjegjësi. Fillimisht duhet të ketë intervenim në Këshillin Gjyqësor të Maqedonisë dhe Këshillin e Prokurorëve që pastaj nëpërmjet këtyre organeve, me përbërje të re, të fillojë çështja e përgjegjësisë dhe shkarkimit të gjyqtarëve, të kryetarëve të gjykatave, të cilët janë të partizuar. Shkarkimi i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor mund të bëhet me shumicë të thjeshtë. Sipas ligjit për Këshillit Gjyqësor ka dispozitë ku thuhet se anëtari i Këshillit jep përgjegjësi për shkeljen e Kushtetutës dhe ligjit. Dhe ne në bazë të veprimeve që kemi deri tash edhe në pikëpamjen e emërimit të gjyqtarëve se si i kanë emëruar ato gjyqtarë edhe në pikëpamjen e emërimit të Prokurorëve. Gjyqtarët që sot janë plotësisht të korruptuar, partizuar dhe fare jo të aftë në aspektin e profesionit dhe drejtësisë janë të emëruar nga vetë Këshilli Gjyqësor, andaj prej aty duhet të fillohet”, vlerëson Kadriu.

Sipas tij, Maqedonia është vend i vogël dhe të gjithë e dinë se cilët gjyqtarë, në cilat gjykata janë problematik apo i zvarrisin lëndët në Gjykatën Shkupi 1 për rastet e “bombave”. Andaj pasi të reformohet trupi i Këshillit Gjyqësor, i njëjti menjëherë duhet të fillojë me përgjegjësinë – t’i shkarkojë ato gjyqtarë dhe t’i zëvendësojë me gjyqtarë profesional.

LEXO: Rizgjedhjen e gjykatësve do ta bëjë Këshilli Gjyqësor

Çfarë pune duhet të kryejë “Këshilli për Reforma në Gjyqësor”?

Me formimin e trupit për reforma në gjyqësor, i cili ka për detyrë t’i implementojë reformat në gjyqësor, parashtrohet çështja se si ky trup i përbërë nga profesorë, gjykatës, prokurorë dhe ekspertë juridik, duhet të intervenojë dhe cilat do të jenë detyrat që duhet t’i japë rreth reformave.

Këshillin për reforma në sektorin gjyqësor“Këshilli për Reforma nga Ministria e Drejtësisë duhet të dalë me propozime edhe për Qeverinë edhe për Parlamentin se çfarë duhet që të ndërmerret. Këshilli në koordinim me Qeverinë dhe shumicën parlamentare duhet të ndërmerr masa që të intervenohet në çështjet subjektive. Rregullativa politike është shumë e pasur dhe pozitive për çështjen e gjyqësorit dhe prokurorisë, por mjerisht e njëjta nuk zbatohet. Nëse nuk ka rezultate brenda 3-6-9 muajve, atëherë do të dështojnë reformat në gjyqësor, gjë që do të jetë shkak shumë i arsyeshëm që të japë përgjegjësi edhe Qeveria, që do të ketë mundësi edhe për mosbesim të Qeverisë të cilën e kërkon opozita”, vlerëson Kadriu.

Sipas tij, në këtë periudhë është mjaft e vështirë që të bëhet rizgjedhja e përgjithshme e gjykatësve pasi që duhet të intervenohet në Kushtetutë dhe disa ligje, të cilat kalojnë me dy të tretat e votave. Duke e pasur parasysh vullnetin politik, Osmani thekson se e njëjta vështirë se kalon.

LEXO: Ministria e Drejtësisë me profesorë, prokurorë, gjykatës dhe ekspertë do ta reformojë gjyqësorin

Partitë me akuza për “partizim të gjykatave”!

VMRO-DPMNEDerisa Qeveria e re reformuese premton kushte për reforma në gjyqësor, VMRO-DPMNE-ja, e cila ishte 11 vjet në pushtet akuzon se kryeministri Zoran Zaev, po e partizan gjyqësorin.

“LSDM-ja do të tentojë që të kontrollojë gjyqësorin dhe të instalojë “Katica” të reja për të pasur kontroll të plotë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër LSDM-ja, ka dalë disa herë me përgjigje se partia e Nikolla Gruevskit ka qenë ajo që e ka keqpërdorur pushtetin për të instaluar gjykatës të partizuar në gjykata.

“VMRO-DPMNE për 11 vjet e partizoi gjyqësinë, ndërsa përmes instalimeve “Swarovski” prej defterit të Gordana Jankulloskës, e keqpërdori sistemin gjyqësor për të bërë përndjekjen dhe të qërojë hesape me oponentët e Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij”, theksojnë nga LSDM.

LEXO: Nëse nuk ka rizgjedhje të gjykatësve, drejtësinë do ta ndajnë të zgjedhurit nga “defteri” i Jankulloskës

Ndryshe, në planin “3-6-9”, Qeveria e Maqedonisë në fushën e gjyqësorit parasheh të bëjë reforma në 13 pika.

Ashtu siç tha dje Osmani, në pjesën e rizgjedhjes së gjykatësve, Qeveria nuk do të ndërhyjë dhe nuk do të bëjë rizgjedhje, por kjo kompetencë do t’i rikthehet Këshillit Gjyqësor. Siç tha ai, ata do ta bëjnë vlerësimin se cilët gjykatës se cilët gjykatës duhet apo nuk duhet të jenë pjesë e sistemit gjyqësor.

Më poshtë mund t’i shihni 13 pikat e planit reformues “3-6-9” për fushën e gjyqësorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button