Ngjarjet e fundit në Kuvend, normalizohet situata (FOTO+VIDEO)

Pas sulmeve të sotme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga protestuesit e “Maqedoni të përbashkët” si shenjë revolte për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryesues i këtij institucioni, situata për momentin është normalizuar, njofton Portalb.mk.

Portalb bën thirrje deri te të gjithë qytetarët që të tregohen gjakftohtë dhe të matur dhe të mos bien pre e provokimeve.

LEXO: Ngjarjet e fundit në Kuvend, BDI mblidhet në Reçicë të Vogël

LEXO: Lutfiu fton nxënësit, arsimtarët dhe prindërit për gjakftohtësi

LEXO: PDSH e dënon dhunën e ushtruar ndaj deputetëve dhe gazetarëve në Kuvend

LEXO: 42 persona janë lënduar në Kuvend

22.00 

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu ka treguar se gjendja në Kuvendin e Maqedonisë shkon duke u normalizuar dhe se janë vënë në funksion të gjitha njësitë e këtij institucioni duke përfshirë edhe njësitin special, njofton Portalb.mk.

“Jemi duke e marrë situatën në kontroll brenda në Kuvend.  14 policë janë të lënduar kurse për deputetët nuk dihet numri i saktë. Në sallë gjenden Trajko Veljanoski, Vllado Gjorçev dhe Nikolla Todorov kurse të tjerët janë larguar më herët”, u shpreh Nuhiu.

Janë larguar edhe Talat Xhaferi dhe gazetarët nga atje.

LEXO: OSBE-ja reagon ndaj ngjarjeve në Kuvendin e Maqedonisë

LEXO: SHBA dhe BE e njohin zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi

LEXO: SHBA dhe BE e njohin zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi

LEXO: LSDM: Do të ketë përgjegjësi për skenarin e përgjakshëm

LEXO: Kjo është deklarata e Ivanovit për ndodhitë në Kuvend

LEXO: Mediat botërore: Çfarë po ndodh në Maqedoni?

LEXO: Edi Rama ka shprehur keqardhjen për gjendjen e jashtëzakonshme në Maqedoni

LEXO: Ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë, ka reaguar MPJ-ja e Shqipërisë

LEXO: Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për zhvillimet e fundit në Maqedoni

LEXO: Flet Agim Nuhiu për ngjarjet në Kuvend

LEXO: Tetë të lënduar pranohen në Spitalin e Qytetit

LEXO: LR-PDSH shprehet pas rastit në Kuvend (FOTO)

LEXO: Reagon Han për ngjarjet e fundit në Kuvend

21.45

Siç raportohet janë hedhur shokbomba para Kuvendit për të shpërndarë turmën e cila ende qëndron para Kuvendit duke bllokuar daljet e këtij institucioni, raporton Portalb.mk.

Gjithashtu thuhet se ende ka gazetarë brenda në Kuvend të cilët ende janë të evakuar dhe të cilët nuk mund të dalin nga bllokada e protestueve.

21.30

LEXO: Grubi: Jemi të ngujuar,mos bini pre e provokimeve

LEXO: Ja si është gjendja e deputetëve të Lëvizjes Besa (FOTO)

LEXO: Flet Bujar Osmani për ngjarjet e fundit në Kuvend

LEXO: Sela është jashtë rrezikut për jetë

LEXO: Ja çfarë thotë Gruevski për ndodhitë e fundit në Kuvend

LEXO: Ambasadorët e huaj: Është koha për dialog, jo për dhunë (VIDEO)

20.20

Gjendja në Kuvend pas sulmeve

Dyer të thyera, deputetë të sulmuar, salla e shkatërruar, forcat e policisë kanë shtuar kontrollin jashtë Kuvendit kurse gazetarët janë evakuar meqë kanë qenë të rrezikuar edhe ato nga sulmet, raporton Portalb.mk.

I sulmuar në keq është Zijadin Sela nga LR-PDSH.

U sulmua edhe deputeti i LSDM, Oliver Spasovski  të cilin e keni më poshtë në fotografi tek sa qëndron i shtrirë.

Njësiti special ka ndërhyrë por meqë sulmuesit kanë qenë të tensionuar nuk arritën të qetësojnë situatën.

Gjithashtu janë sulmuar edhe gazetarët dhe janë penguar tek sa kanë raportuar për situatën duke ju hedhur telefonat dhe kamerat në tokë.

20170427_193837

20170427_193843

 

20170427_193522

Siç mund ta vëreni i shtrirë është deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski i cili u sulmua nga protestuesit dhe për momentin ishte në gjendje të pavetëdijshme. Menjëherë kanë reaguar mjekët për shërim dhe u largua në mënyrë të fshehtë.

20170427_190944

 

20170427_190946

 

19:25

Kaosi vazhdon në Kuvendin e Maqedonisë. Turma e protestuesve ka pushtuar të gjitha sallat e Kuvendit, ndërkaq janë sulmuar edhe deputetët e LSDM-së dhe Zoran Zaevit. MPB aspak s’ka reaguar.

18:55

Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, protestuesit e VMRO-DPMNE-së kanë hyrë në Kuvend:

ВИДЕО: Демонстрантите  пуштени да влезат во Собранието

18:45

Me votim nga shumica parlamentare e përbërë nga LSDM, BDI dhe Aleanca Shqiptare, për kryetar të Kuvendit është zgjedhur, Talat Xhaferi, njofton Portalb.mk.

“Të nderuar për herë të parë, në këso kushte zgjidhet kryetari i Kuvendit. Ju premtoj se do të jem kryetar i Kuvendit i cili do të punojë në bazë të kushtetutës. I cili nuk do të lejojë uzurpim të Kuvendit. Ju falënderoj në nderin dhe besimin që e patët në mua”, tha Xhaferi.

Xhaferit menjëherë ia ka uruar postin e ri lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

 

5 thoughts on “Ngjarjet e fundit në Kuvend, normalizohet situata (FOTO+VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP