LSDM: Mickoski e dënon Maqedoninë me stagnim dhe varfëri derisa vendet e tjera përparojnë drejt BE-së

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) sot sërish e akuzoi kryeministrin Hristijan Mickoski se po e mban vendin në izolim derisa vendet e tjera kandidate po përparojnë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.

Akuzat e opozitës ndaj pushtetit për eurointegrimet vijnë pas konferencave ndërqeveritare të djeshme me katër vende kandidate për anëtarësim në BE – Malin e Zi, Ukrainën, Moldavinë dhe Shqipërinë, të cilat eurokomisarja për Zgjerim, Marta Kos, dhe ministri irlandez për Çështje Evropiane, Thomas Byrne, i vlerësuan si një “super të martë” për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“Ndërsa katër vende hodhën hap të ri drejt Bashkimit Evropian, Maqedonia edhe një herë mbetet e bllokuar. Kjo nuk është rezultat i rrethanave të jashtme, por pasojë e drejtpërdrejtë e politikës së Hristijan Mickoskit dhe organizatës së tij kriminale VMRO-së”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti theksojnë se Bashkimi Evropian nuk është vetëm një projekt politik, por

Ata vlerësojnë se, në vend që ta shfrytëzojë këtë mundësi, kryeministri Hristijan Mickoski po e mban Maqedoninë në izolim.

“Me bllokimin dhe moszbatimin e reformave, ai me vetëdije po i mbyll dyert për fondet evropiane, investimet dhe një standard më të mirë jetese. Ndërsa vendet e tjera përparojnë dhe u sigurojnë qytetarëve të tyre një të ardhme evropiane, Mickoski e dënon Maqedoninë me stagnim dhe varfëri. Evropa ofron një të ardhme më të mirë. Mickoski zgjedh izolimin”, thonë Socialdemokratët.

Eurokomisarja për Zgjerim, Marta Kos, dje shkroi në platformën sociale X se ishte një “super e martë” për zgjerimin e Bashkimit Evropian, pasi për herë të parë pas më shumë se 20 vjetësh, në të njëjtën ditë u mbajtën konferenca ndërqeveritare me katër vende kandidate, Malin e Zi, Ukrainën, Moldavinë dhe Shqipërinë.

Duke i cilësuar këto vende si udhëheqëse në procesin e zgjerimit, ajo tha se ato po shënojnë përparim të konsiderueshëm në rrugën evropiane, duke veçuar Malin e Zi si vendin më të avancuar në negociatat e anëtarësimit.

Mali i Zi po mbyll Kapitullin 8, që ka të bëjë me konkurrencën, dhe Kapitullin 29 për unionin doganor, me ç’rast numri i kapitujve të mbyllur do të arrijë në 18 nga gjithsej 33.

Ministri irlandez për Çështje Evropiane, Thomas Byrne, vendi i të cilit që nga 1 korriku kryeson me Këshillin e BE-së, deklaroi se ekziston bindja se negociatat e anëtarësimit të Malit të Zi me Bashkimin Evropian mund të përfundojnë deri në fund të këtij viti.

Ukraina dhe Moldavia dje hapën Klasterin 6, i cili përfshin fushat e mbrojtjes dhe sigurisë, ndërsa Shqipëria po mbyll kapitujt e saj të parë negociues.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime. Qeveria aktuale në Shkup ka deklaruar se nuk do t’i bëjë këto ndryshime.

Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Bashkimi Evropian (BE)Eurointegrime Negociata RMV-BEHristijan Mickoski HristianLidhja Social Demokrate (LSDM)VMRO-DPMNE