Dyshohet se ka vrarë prindin në Shkup, Prokuroria filloi hetimet

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka filluar hetimet ndaj 30 vjeçarit, i cili dyshohet se ka vrarë prindin e tij para dy ditëve, transmeton Portalb.mk.

“Vendim për zbatimin e procedurave hetimore kundër një personi për të cilin ekzistojnë dyshime se ka kryer veprën penale – vrasje, në bazë të nenin 123, paragrafit 2, pikës 2 nga Kodi Penal”, raportoi Prokuroria, duke propozuar që i dyshuari të jetë në paraburgim.

Ai dyshohet se më 12 korrik ka vrarë babain pas 30 goditjeve me thikë, pasi ky i fundit kishte pasur një debat me nënën e 30 vjeçarit.

Ndryshe, për shkak të këtyre rasteve, MPB po përgatit ndryshime në ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, kryesisht në seksionin mbi masat urgjente dhe të përkohshme. Sipas njoftimit të ministri Pançe Toshkovski në fund të prillit, kjo përfshin futjen e një autoriteti të ri policor me të cilin një zyrtar i policisë, bazuar në një vlerësim të rrezikut, do të jetë në gjendje të lëshojë menjëherë një masë urgjente për të mbrojtur viktimën, d.m.th. ta largojë abuzuesin nga shtëpia, ta ndalojë atë të afrohet dhe ta ndalojë atë të kontaktojë me viktimën. 

Tragjedia e 2 marsit 2026, në të cilën një grua nga Shkupi dhe vajza e saj gjashtëvjeçare vdiqën pasi ranë nga një ballkon në Shkup pas shumë vitesh dhunë në familje, rihapën temën e përgjegjësisë së institucioneve që supozohet të mbrojnë viktimat. Ministria e Brendshme kishte regjistruar disa raportime për marrëdhënie të prishura ndërpersonale dhe sulme fizike mes bashkëshortëve.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)Prokuroria Themelore Publike (PTHP) RMV