Dita e fundit për marrëveshje për Kodin Zgjedhor

Sot skadon afati shtesë për arritjen e konsensusit dhe miratimin e Kodit Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, por partitë nuk japin shenja se mund t’i afrojnë qëndrimet dhe ta miratojnë atë, transmeton Portalb.mk.

Kodi Zgjedhor është pjesë e Agjendës Reformuese, megjithatë partitë vazhdojnë të mbeten në pozicione diametralisht të kundërta.

Qëndrimi i partive shqiptare është se diaspora duhet të ketë të drejtën e votës. Lidhja Shqiptare ka paralajmëruar se do ta bllokojë ligjin nëse nuk arrihet marrëveshje që diaspora të votojë.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se partia e tij do ta pranojë çdo ligj që përmirëson mënyrën e votimit, por nuk pranon vendosjen e mekanizmave që do të mundësonin manipulimin e zgjedhjeve.

E Majta (Levica) këmbëngul për një njësi të vetme zgjedhore.

Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE ia hedh fajin opozitës, duke pretenduar se partitë opozitare nuk kanë vullnet të arrijnë marrëveshje për një Kod të ri Zgjedhor.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Michalis Rokas, dje shprehu shpresën se partitë politike do të arrijnë konsensus për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ai theksoi se miratimi i ndryshimeve është i rëndësishëm, pasi prej tyre varet pagesa e 4.2 milionë eurove nga fondet evropiane.

“Shpresoj që, duke qenë se sot është dita

Sot vendi duhet t’i dërgojë raport BE-së për reformat e kryera.

Afati fillestar për miratimin e këtij ligji ishte 30 qershori 2025, por pasi ky afat nuk u përmbush, qeveria mori qëndrimin se afati nuk ishte shkelur sepse ka një periudhë “grejs” deri në fund të qershorit 2026.

Grupi i punës për reformën e Kodit Zgjedhor u formua më 3 mars të këtij viti, katër muaj para afatit për reformat zgjedhore, dhe punoi në një dokument me ndryshime të propozuara të përgatitura nga Ministria e Drejtësisë në qershor 2025.

Agjenda ReformueseBashkimi Evropian (BE)E Majta – Levica partiaEurointegrime Negociata RMV-BEKodi ZgjedhorLidhja Shqiptare (LSH) ish Aleanca e SelësLidhja Social Demokrate (LSDM)Mihalis Mikalis Rokas (Michalis Rokas)VMRO-DPMNE