Dy kandidatë në balotazh, zgjedhjet e rrethit të parë në Bërvenicë, gjithçka që ndodhi

Në Komunën e Bërvenicës sot u mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarin e ri të komunës, kjo pasi në qershor ndërroi jetë kryetari i komunës, Jovica Ilievski. 16.256 qytetarë kishin të drejtë vote në 24 vendvotime. Në rrethin e parë garuan 6 kandidatë, 4 nga partitë politike dhe 2 të pavarur. Votimi kaloi pa incidente, kutitë e votimit u mbyllën në kohë. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut i ka publikuar rezultatet e para jozyrtare të zgjedhjeve të sotme të rrethit të parë në Bervenicë, shkruan Portalb.mk.

Sipas rezultateve, me 1 nëntor 2026, në balotazh shkojnë Stojanço Radiçevski nga VMRO-DPMNE dhe Arkin Jahiji nga AKI.

Më poshtë i gjeni të gjitha zhvillimet e ditës:

22:10 – LSDM për zgjedhjet në Bërvenicë: Votat e VMRO-së shënojnë rënie, ndërsa mbështetja jonë u rrit

22:00 – Radiçevski dhe Mickoski pas rrethit të parë në Bërvenicë: Shkojmë drejt fitores me mbështetjen e të gjithë qytetarëve, pa ndasi etnike

21:40 – Rezultatet preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bervenicë, 100% votave janë numëruar

21:00 – Rezultatet preliminare nga zgjedhjet e jashtëzakonshme në Bervenicë, gjysma e votave janë numëruar

20:20 – Arkin Jahiji i AKI-së shpalli fitore në rrethin e parë të zgjedhjeve në Bervenicë, Jakup Huseini i VLEN-it afër tij ia uroi fitoren

19:00 – Vendvotimet u mbyllën.

19:00 – Bervenicë, dalja e votuesve deri në orën 18:30 krahasuar me vitin 2025 (Infografik)

17:45 – Bervenicë, dalja e votuesve deri në orën 17 krahasuar me vitin 2025 (Infografik)

16:18 – Zgjedhjet në Bërvenicë, shtatë kundërshtime janë paraqitur, dy janë pranuar e njëri është refuzuar

16:00 – Bervenicë, dalja e votuesve deri në orën 15 krahasuar me vitin 2025 (Infografik)

14:03 – U pranuan tri ankesa në lidhje me votimin në Bërvenicë

13:50 – Bervenicë, dalja e votuesve deri në orën 13 krahasuar me vitin 2025 (Infografik)

13:25 – KSHZ ngatërroi shifrat për Bërvenicën, e pranuan gabimin pas reagimeve të Portalb

12:55 – Ankesa në lidhje me aparatet fingerprint gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Bërvenicë.

12:45 – Deri më tani procesi po zhvillohet pa parregullsi, konfirmuan nga Policia e Tetovës.

11:00 – Deri në ora njëmbëdhjetë e mëngjesit kanë votuar 1.480 persona, informon Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Gjithsej 9,11%.

09:00 – Deri në ora nëntë e mëngjesit kanë votuar 400 persona, informon Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Gjithsej 2,46%.

07:00 – Filloi votimi, të drejtë vote kanë mbi 16 mijë qytetarë.

Heshtje zgjedhore

Heshtja zgjedhore është në fuqi ende, ajo fillon një ditë para zgjedhjeve.

Heshtja mbaron në ora 19, kur mbyllen kutitë në ditën e votimeve. Kjo nënkupton se propaganda, agjitimi partiak, fushata dhe shkelje tjera të Kodit Zgjedhor janë rreptësishtë të ndaluara.

Gjatë heshtjes zgjedhore informohet për zgjedhjet dhe rrjedhën e votimeve, por ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediatike.

Sipas Kodit Zgjedhor, si shkelje e heshtjes zgjedhore vlerësohet emetimi i informatave të çdo lloji, fotografive, materialeve audio dhe audio-vizuale lidhur me, ose të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet, çdo formë të raportimit mediatik të cilat janë në funksion të hapur ose të fshehtë të ndonjë fushate zgjedhore dhe mund të ndikojnë mbi vendimet e votuesve.

Votuan personat e burgosur dhe të pafuqishëm

Dje, 17 tetor, Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve njoftoi se kanë votuar personat e burgosur, ata të sëmurë dhe të pafuqishëm.

Bërvenica si pikë e nxehtë e zgjedhjeve të kaluara

Në zgjedhjet e rregullta lokale të vitit të kaluar, Komuna e Bërvenicës ishte një nga komunat më të diskutuara, ndërsa gara mori më tepër karakter etnik, ku përplasje përveç opozitës dhe pozitës, pati edhe midis partnerëve në qeveri VMRO-VLEN.

BervenicaKomisioni Shtetëror i Zgjedhjeve RMV (KSHZ)Komuna e BervenicësZgjedhje lokale RMV 2025