Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar një zbulim arkeologjik, pasi arkeologët kanë gjetur një mozaik nga antikiteti i vonë, transmeton Portalb.mk.
“Në lokalitetin arkeologjik Pelenica, pranë Draçevës, është zbuluar një mozaik polikrom i periudhës së antikitetit të vonë, duke konfirmuar pas gati 90 vjetësh të dhënat për ekzistencën e tij”, raportoi Ministria e Kulturës dhe Turizmit.
Ministria sqaroi që janë gjetur edhe materiale qeramikë dhe monedhë nga periudha e njëjtë, ndërsa hulumtimet do të vazhdojnë në oborrin e kompleksit të manastirit.