Klientët e Alta Bankës nga Prilepi, Ohrit dhe Resnja do të mund të shfrytëzojnë autobusin e organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut për të shkuar deri të “Alta banka” në Manastir, transmeton Portalb.mk.
Banka do t’i mundësojë qytetarët që edhe nesër të marrin paratë, nëse nuk kanë kartela për pagesë.
“Banka Popullore përkujtoi që nga e hëna, 9 nëntor, do të hapen sportele edhe në Tetovë dhe Strumicë, ku klientët që nuk kanë kartela për pagesë, do të mund të tërheqin 20 mijë denarë”, sqaroi Banka Popullore.
Prej të hënës, banka do të mundësoj që përmes kartelës brenda javës të tërheqë deri 15 mijë denarë.
Problemet me ALTA Bankën në Maqedoninë e Veriut pasuan zhvillimet në bankën e saj amë në Serbi, së cilës Banka Popullore e Serbisë ia revokoi licencën e punës. Më 1 nëntor, Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut vendosi bankën në Manastir nën administrim të përkohshëm për tre muaj dhe caktoi tre administratorë për të shqyrtuar gjendjen financiare dhe për të përcaktuar hapat e mëtejshëm. Ndërkohë, klientët u përballën me kufizime në tërheqjen dhe transferimin e parave, ndërsa degët u mbyllën përkohësisht.
Sipas Bankës Popullore, rreth 11.500 pensionistë i marrin pensionet përmes kësaj banke, prej të cilëve rreth 3.500 nuk kanë kartela bankare. Për këtë arsye, nga 5 nëntori është mundësuar tërheqja deri në 20.000 denarë në sportelin kryesor në Manastir. Administrimi i përkohshëm duhet të sqarojë gjendjen e bankës, ndërsa një nga mundësitë për zgjidhjen e situatës është gjetja e një investitori të ri.
- LEXO: Gjysmë miliardë euro në kasafortën e ALTA-s, çfarë ka ditur Banka Popullore e Serbisë?
- LEXO: Rasti Alta Bank, Sllaveski: Shqyrtohet mundësia që 3.500 pensionistë pa kartela të mund të tërheqin deri në 20.000 denarë
- LEXO: Çka me paratë e “bllokuara” në Alta Bankë? Tre administratorë brenda 21 ditësh duhet të përcaktojnë gjendjen
- LEXO: Rasti i Alta Bankës: Degët e mbyllura, klientët të frikësuar
- LEXO: “Alta Banka” mbante shuma të mëdha parash të gatshme, ndërsa jepte më pak kredi se bankat konkurruese