Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Stojanço Radiçevski, i falënderoi të gjithë qytetarët për besimin e dhënë në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale në Bervenicë, duke theksuar se votat për të kanë ardhur si nga shqiptarët, ashtu edhe nga maqedonasit, raporton Portalb.mk.
Duke shprehur mirënjohje për votën e marrë në raundin e parë, Radiçevski tha se në rrethin e dytë pret një mbështetje dhe mobilizim edhe më të madh nga të gjitha komunitetet si maqedonas ashtu dhe shqiptarë, për të siguruar fitoren e përbashkët dhe zhvillimin e Bërvenicës.
Në të njëjtën frymë, kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër i vendit, Hristijan Mickoski, e cilësoi këtë rezultat si një fitore të madhe dhe një mesazh të qartë nga qytetarët, duke theksuar se kandidati i tyre në Bërvenicë kryeson me një epërsi më të madhe se 4 me 1 ndaj LSDM-së, e cila sipas tij doli e deklasuar pavarësisht paralajmërimeve për fitore bindëse.
Sipas të dhënave që ai prezantoi, kandidati i VMRO-DPMNE-së hyn si favorit absolut në balotazh, i pasuar nga kandidati i BDI-së.
LEXO MË SHUMË NË:
Zgjedhje të jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës, gjithçka që ndodh (LIVE)