Në hapësirat e Teatrit Shqiptar në Shkup, sot u promovua libri “E vërteta mbi ngjarjet e Bit Pazarit (1992)” nga autori Qerim Lita, transmeton Portalb.mk.
Ky libër u promovua me rasti 6 nëntorit të vitit 1992, kur në Bit Pazar pati edhe viktima si rezultat i forcës shfrenuese policore. Në këtë vepër janë shpalosur rrëfime dhe fotografi që lidhen me këtë ngjarje, ndërsa disa prej materialeve janë shpalosur për herë të parë në publik.
Në ngjarjen e sotme u shfaq edhe videodokumentari, ku janë përfshirë edhe tre dëshmitarët që i mbijetuan ngjarjes së Bit Pazarit.
Më 7 nëntor të vitit 2023, në hapësirat e Këshillit të Komunës së Çairit, u shënua Akademia përkujtimore “Ngjarjet e Bit Pazarit të vitit 1992”, nën organizimin të Komunës së Çairit, ku u përkujtua tragjedia ku u vranë tre qytetarë të pafajshëm shqiptar.
Ky ishte organizimi i parë rreth kësaj ngjarje, pas kësaj u vendos edhe lapidar në afërsi të Urës së Bit Pazarit.