Arkin Jahiji i AKI-së shpalli fitore në rrethin e parë të zgjedhjeve në Bervenicë, Jakup Huseini i VLEN-it afër tij ia uroi fitoren

Arkin Jahiji i kandidati i AKI-së sapo shpalli fitore në rrethin e parë të zgjedhjeve në Bervenicë, njofton Portalb.mk. Afër tij qëndroi kundërkandidati i tij nga VLEN-i, Jakup Huseini duke ia uruar fitoren.

“Në një garë demokratike, në rezultatet preliminare jemi fitues për 600 vota. Vazhdojmë në rrethin e dytë. Festa do të jetë me një nëntor kur do të fitojmë në rrethin e dytë”, tha ai.

Ai tha se kundërkandidati i tij nga VLEN-i, Jakup Huseini e ka zhvilluar fushatën me korrektësi.

“Ishte garë korrekte, e falënderoj kundërkandidatin i cili ka zhvilluar fushatë korrekte, ” tha ai duke theksuar se fushata ka qenë sipas standardit evropian.

LEXO MË SHUMË NË:

Zgjedhje të jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës, gjithçka që ndodh (LIVE)

BervenicaKomuna e BervenicësZgjedhje lokale RMV 2025