Rezultatet e para nga partia LSDM për zgjedhjet e sotme për kryetar të Komunës së Bërvenicës tregojnë një rënie të dukshme të mbështetjes për VMRO-DPMNE-në dhe rritje të votave për opozitën në krahasim me ciklin zgjedhor të vitit 2025, thonë nga kjo parti, raporton Portalb.mk. Sipas llogaritjeve të partisë, votat për kandidatin e VMRO-së janë zvogëluar për 13 përqind, ndërkohë që numri i votave për LSDM-në ka shënuar një rritje prej 46 përqind në këtë komunë.
“Konkretisht, nga 3.388 vota që kishte siguruar kandidati për kryetar komune i VMRO-DPMNE-së në vitin 2025, kandidati i tyre aktual, Stojanço Radiçevski, në këto zgjedhje fitoi 2.944 vota. Nga LSDM theksojnë se rënia reale e pushtetit në Bërvenicë është edhe më e thellë mbi 20 përqindnëse merret parasysh fakti se kësaj radhe kandidati i VMRO-së kishte edhe mbështetjen e deklaruar të partive ZNAM dhe E Majta. Nga ana tjetër, kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski, arriti të mbledhë 706 vota, ndryshe nga viti 2025 kur partia kishte marrë 481 vota për kandidatin e saj për kryetar komune, gjë që përfaqëson një rritje prej 46 përqind në nivel lokal. ” thanë nga LSDM.
LEXO MË SHUMË NË:
Zgjedhje të jashtëzakonshme në Komunën e Bërvenicës, gjithçka që ndodh (LIVE)