Zgjedhjet në Bërvenicë, shtatë kundërshtime janë paraqitur, dy janë pranuar e njëri është refuzuar

Komisioni Shtetëror i Zgjedhje ka njoftuar se janë pranuar shtatë kundërshtime në lidhje me zhvillimin e procesit zgjedhor në Bërvenicë, ashtu që dy kërkesa janë pranuar, transmeton Portalb.mk.

“Në interes të qytetareve është edhe mundësia e mbrojtjes së të drejtës personale të votës, të cilën deri më tani e kanë shfrytëzuar shtatë votues që kanë paraqitur kundërshtim. Në kundërshtimet e paraqitura, dy janë miratuar dhe votuesve i është mundësuar të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës”, njoftuan nga KSHZ-ja, duke shtuar se njëri është refuzuar si i pabazuar dhe katër janë në përpunim”, njoftoi KSHZ-ja.

Konferenca e radhës e KSHZ-së është më 18:30.

Sot në lidhje me zhvillimin e procesit zgjedhor janë regjistruar edhe parregullsi gjatë shfrytëzimit të aparatit fingerprint.

Në Komunën e Bërvenicës sot mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarin e ri të komunës, kjo pasi në qershor ndërroi jetë kryetari i komunës, Jovica Ilievski. 16.256 qytetarë kanë të drejtë vote në 24 vendvotime. Në rrethin e parë garojnë 6 kandidatë, 4 nga partitë politike dhe 2 të pavarur. Më poshtë i gjeni të gjitha zhvillimet e ditës.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve RMV (KSHZ)Zgjedhje parlamentare/lokale