Pas kërkesës për rikthim të gjykimit të rastit “Monstra”, flet Gordana Geshkovska

“Gjithçka në lidhje me rastin “Monstra” ishte bërë sipas ligjit dhe në bazë të dëshmive”, thonë prokurorja Gordana Geshkovska, e cila, e ka përfaqësuar akuzën për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, njofton Portalb.mk.

Geshkovska nuk ka dashur ta komentojë kërkesën e Prokurorisë për shfuqizimin e akuzave të Gjykatës Penale dhe të Apelit dhe për kthimin e rastit “Monstra” në rigjykim, duke shtuar se për atë duhet të vendos Gjykata Supreme, e cila e ka fjalën përfundimtare.

LEXO: Lënda “Monstra” kthehet në shqyrtim të sërishëm

“Unë si prokuror, kam vepruar në atë lëndë dhe kam bërë gjithçka në bazë të dëshmive dhe sipas ligjit. Gjithçka është bërë siç duhet dhe sipas ligjit. Për rastin ka  pasur vendim të shkallës së parë, e cila u konfirmua nga  këshilli pesëanëtarësh të gjykatës së shkallës së dytë”, thotë Geshkovska.

Ajo gjithashtu nënvizon se akuza është bërë sipas ligjit dhe me kontroll dhe vlerësim të gjykatës.

“Ashtu sikur për çdo lëndë, gjykata vendos nëse akuza është në rregull dhe nëse është në bazë të dëshmive”, theksoi prokurorja.

Ndryshe, Gordana Geshkovska ishte prokuror i Prokurorisë Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërkaq më pas u bë shef i Prokurorisë Themelore të Shkupit dhe zëvendës të ish prokurorit shtetëror, Marko Zvërlevski, i cili u shkarkua nga pozita. Mandati katërvjeçar i Geshkovskës si shef i Prokurorisë së Shkupit ka skaduar në maj, por ende nuk është zgjedhur pasardhësi i saj.

Reagime të shumta ka pasur në opinion me fjalët përfundimtare të gjykimit për rastin “Monstra”.

“Nuk është e rastësishme dita “E enjtja e madhe”, kur ka ndodhur vrasja në Smillkovë. Qëllimi ka qenë që të vriten vetëm persona meshkuj nga nacionaliteti maqedonas dhe të fesë krishtere. Qëllimi është – gjuajmë në “Të enjten e madhe”. Përfundimi – që të keni “Të enjte të madhe të përgjakshme”. Kjo a nuk flet për motivimin e kryerjes së veprës penale dhe për qëllimin që të shkaktohet ndjenjë frike dhe pasigurie te qytetarët”, tha Geshkovska në fjalët përfundimtare në fund të majit 2014, ku më pas Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, u dënuan me burg të përjetshëm, nën akuzën se e kanë kryer vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës.

Gjykata Penale në lidhje me shfuqizimin e akuzës dhe për kthimin e lëndës, thonë se “do ta respektojnë vendimin e Gjykatës Supreme, pa dallim se si do të vendos në lidhje me lëndën konkrete”.

Kush është Geshkovska?

Jankullovska - Geshkovska

Geshkovska-Jankullovska

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët si dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm. Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë pasi që vlerësohet se i njëjti nuk është kryer nga të burgosurit dhe se ka të bëjë me proces të montuar politik. Një pjesë e qytetarëve që protestuan para gjykatës për thyerje të dritareve të Gjyqit u dënuan me dy vjet e gjysmë burg. Ndryshe nga atëherë, Geshkovska ishte prokurore edhe në rastin në lidhje me sulmin e 27 prillit në Kuvend, por nuk ndërmori asgjë për të përcaktuar përgjegjësinë te organizatorët e protestës “Për Maqedoni të përbashkët”, edhe pse policia e ka kërkuar një gjë të tillë, e as nuk ka ngritur procedurë për ata që thyen dhe shkatërruan sallat parlamentare dhe korridoret.

LEXO: “Geshkovska, prokurorja e rastit “Monstra” emërohet nga Sasho Mijallkov”

Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë. Më 1 maj të vitit 2017 janë bërë 5 vite nga vrasja e pesëfishtë, edhe pas shumë kërkesave, ende nuk ka një pasqyrë të qartë se kush në të vërtetë ishte/ishin varësi/t.

Geshkovska u përmend në pjesën e fundit të “bombës së 20-të” në bisedën me ish ministren e MPB-së, Gordana Jankullovska dhe ish shefit të Policisë Sekrete. Sasho Mijallkov, për ta emëruar kryetare në Prokurorinë Themelore – Shkup. Geshkovska është e njohur për opinionin edhe për disa lëndë të tjera.Ajo udhëhiqte rastin për vdekjen e gazetarit Nikolla Mlladenov, si dhe rastin “Merimanga” në të cilën u dënua pronari i Televizionit A1, Velija Ramkovski. /Portalb

LEXO: “Monstra” – 5 vjet nga vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës (FOTO+VIDEO)

One thought on “Pas kërkesës për rikthim të gjykimit të rastit “Monstra”, flet Gordana Geshkovska

  1. Kjo grua surratbythë se bashku me kriminelin e policise sekrete te shkijeve Mihajlkov,me surrat nepërken Jankullivska,ish kryparlamentarin Veljanivski dhe Gruevskin etj,jane nje grup kriminelesh,armiq te shqipetareve.Ata si kerma sllavomaqedonase e kane vendin ne burg sepse jane krimineler,jane shpirtzinj.Ata jane ushqyer ne gjak shqipetaresh.Nuk u ngopen duke vrare e burgosur shqipetare keta pisa shkije qe nga 1913 e gjer tani!!!???Por une do te thosha se ju shqipetareve te IRJM me shume ua kane fajin politikanet tuaj te perçare qe kriminelet sllavomaqedonas ju vrasin dhe ju burgosin.Nqse ata behen bashk bijt e shko nave nuk ju prekin dot as nje fije floku.Futjuani kembet ne nje kepuce atyre maskarenjeve qe te realizohen te drejtat dhe lirite kombetare,te mos ju fyejne per perkatesine kombetare.Ju jeni fisnike sepse jeni pasardhes te ilireve,jetoni ne trojet tuaja,ndersa ata jane inferiore karshi jush,sepse jane pa identet,jane te ardhur,fise barbare ardhur nga karpatet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP