Analizë: Dy skenaret për rastin “Monstra” (2)

Vazhdon pritja për vendimin e Gjykatës Supreme në lidhje me atë se a do të pranojë propozimin e Prokurorisë që rastin “Monstra”  ta kthejë në rigjykim. Afati se deri kur do të mund  të miratojë vendim Këshilli Penal i Gjykatës Supreme, nuk është i caktuar, por sipas praktikave gjyqësore pritet që e njëjta të ndodh brenda dy muajve, njofton Portalb.mk.

Çka ndodh nëse Gjykata Supreme miraton vendim negativ?

Nëse Këshilli Penal i Gjykatës Supreme miraton vendim negativ, gjegjësisht nuk e pranon propozimi  e Prokurorisë për t’u kthyer lënda në rigjykim, atëherë janë shterur të gjitha masat juridike që mund të ndërmerren në Maqedoni. E vetmja shpresë do të ishte që lënda të dorëzohet për hetim në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Gjykata SupremeMegjithatë pala mbrojtëse ka shpresë se një gjë e tillë nuk do të ndodh, pasi që nuk ka dëshmi që e tregon se të dënuarit e kanë bërë veprën për të cilën akuzohen. Pos saj, pala mbrojtëse nuk ka pasur qasje deri te dëshmitë në bazë të të cilave janë dënuar të akuzuarit.

“Besoj se lënda do të rikthehet në rigjykim pasi që nuk ka dëshmi që personat që janë në burg e kanë bërë veprën për të cilën akuzohen. Rasti është i montuar. Ne nuk kemi pasur qasje te dëshmitë në bazë të së cilave janë dënuar, nëse do të na jepet qasje atëherë do të shihet edhe se ku është bërë montimi. Nuk na janë treguar  dëshmi si video dhe audio materiale. Madje as dëshmitë verbale, dëshmitë e 3-4 dëshmitarëve, pasi që njëri prej tyre ishte jashtë vendit. Ne si mbrojtje as nuk ishim të informuar se ata do të jenë prezent. Ne duhej të ishim prezent kur ata  janë marrë në pyetje. As dëshmitë verbale nuk na janë treguar, mos të flasim për këto materiale”,  thotë për Portalb, avokati i palës mbrojtëse Naser Raufi.

Çka ndodh nëse Gjykata Supreme miraton vendim pozitiv?

Pranimi i kërkesës së Prokurorisë nga Gjykata Supreme, gjegjësisht rikthimin e lëndës “Monstra” që nga fillimi, do të nënkuptonte që Prokuroria që nga fillimi të kërkojë masa për rastin në fjalë, ndërkaq njëri nga opsionet është e mundshme që personat e akuzuar të lirohen, pasi që të shfuqizohen dy vendimet e shkallës së parë dhe të dytë, dhe kjo nënkupton që nuk ka akuzë dhe nuk ka për çfarë të jenë në burg, transmeton Portalb.mk.

Sipas procedurës, prokurori duhet të jep urdhër që të nisin hetimet për rastin në fjalë, duke i rishqyrtuar të gjitha lëshimet, ndërkaq për personat të cilët do të përfshihen në hetime, Prokuroria do të kërkojë deri te gjykatësi i procedurës paraprake masa të ndryshme të sigurisë.

Për shkak të sigurimit të të dhënave dhe dëshmive është e patjetërsueshme që të ndiqet procedura penale, sipas të cilës mund të kërkohen këto masa hetuese:

  • Ndalim të lëshimit të shtëpisë, gjegjësisht vendqëndrimit.
  • Obligim që personi të paraqitet përkohësisht në kohë të caktuar te personi zyrtar ose te ndonjë organ kompetent i shteti.
  • Marrja e përkohshme e dokumentit të udhëtimit (pasaporta) ose ndonjë dokumenti tjetër e cila i mundësim kalimin e kufirit, pra organet kompetente e kanë të ndaluar t’i japin dokument udhëtimi.
  • Ndalim për vizitë të ndonjë vendit të caktuar ose zonës.
  • Ndalim për afrimin ose mbajtje të kontakteve ose lidhjeve me persona të caktuar.
  • Ndalim për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara punuese të cilat kanë të bëjnë me veprën penale.

Ose masat e arrestit:

  • Shqiptim të paraburgimit shtëpiak
  • Shqiptim të paraburgimit

Si dhe masa për garanci, e cila jepet në rrethana kur ka rrezik që i dyshuari të arratiset, ose kur ka dyshime se i njëjti do ta përsërit veprën penale.

Gjykatësi i procedurës paraprake ka dy mundësi, t’i lejojë që të mbrohen në liri, ose t’ua shqiptojë njërën nga masat e lartpërmendura derisa do të vazhdojë procesi gjyqësor.

Si vepron zakonisht Gjykata Supreme në situata të këtilla

Nuk ka ndonjë rast konkret që të krahasohet situata e këtillë me rastin “Monstra” me ndonjë situatë tjetër, pasi që ky rast është specifik. Gjegjësisht, nuk ka pasur ndonjë rast të njëjtë në Maqedoni ku për persona të dënuar me burg të përjetshëm (të konfirmuara edhe nga Gjykata Penale dhe e Apelit) vetë Prokuroria të ketë kërkuar rigjykim për rastin.

Mefail Arsllani, avokat“Rasti “Monstra” nuk mund të krahasohet me asnjë rast tjetër ku Gjykata Supreme ka kërkuar rigjykim. Kjo lëndë është specifike dhe kështu rast nuk ka pasur në Maqedoni. Nëse vendos Gjykata që lënda të kthehet në gjykim nga e para, atëherë të dënuarit që janë në burg, duhet të lirohen, pasi që nuk ka ligjshmëri që ata të ngelen atje, gjegjësisht rikthimi i gjykimit nënkupton shfuqizim të dy vendimeve të shkallës së parë dhe të dytë. Tani duhet që nga e para Prokuroria të kërkojë masa nga Gjykata se si do të veprojë me personat se a do të jenë në paraburgim ose do të ketë masa të kujdesit etj”, thotë avokati Mefail Arsllani për Portalb.mk.

Ai rikujton se zakonisht kur është bërë rigjykimi për vrasje, epilogu çdoherë ka qenë në dobi të të akuzuarit, ndërkaq kjo vjen si rezultat i asaj që Prokuroria nuk e kryen me kujdesën fazën hetuese si duhet.

“Zakonisht kur është bërë rigjykim për vrasje, epilogu ka qenë në dobi të të akuzuarit. P.sh është akuzuar për vrasje, dhe pasi që i ka fjetur 7/8 vjet burg, pastaj është vërtetuar se ka pasur problem gjatë fazës hetimore dhe është kthyer lënda përsëri në gjykim. Në sistemin gjyqësor, problemi kryesor është që faza hetuese që është kurora e drejtësisë, Prokuroria s’e punon siç duhet ose e ka punuar me tendencë”, thotë avokati Arsllani.

Gjykata Supreme nuk jep të dhëna për rastet ku ka pasur rigjykim

Redaksia e Portalbit, ka kërkuar të dhëna nga Gjykata Supreme që të na tregojë se në 5 vitet e fundit, gjegjësisht në vitet 2012-2017, sa vendime Gjykata Supreme i ka miratuar për rigjykim, gjegjësisht shfuqizim të vendimeve të shkallës së parë dhe të dytë në rastet të cilat kanë pasur të bëjnë me veprën penale “vrasje”. Gjithashtu Portalb ka kërkuar të dhëna edhe për disa nënpyetje tjera në lidhje me atë se sa persona (prej atyre vendimeve për rigjykim 2012-2017) janë mbrojtur në liri derisa ka zgjatur gjykimi dhe a ka pasur raste kur vetë prokurori ka kërkuar që të përsëritet gjykimi.

LEXO NË LIDHJE ME TEMËN:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP