“Monstra” – 5 vjet nga vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës (FOTO+VIDEO)

5 vjet më parë, pesë persona nga Shkupi, duke peshkuar u vranë në mënyrë misterioze, njofton Portalb.mk.

Të vrarë kanë qenë katër djelmosha të rinj prej 18 deri më 21 vjet nga lagja e Shkupit Radishan, Filip Sllavkovski, Aleksandar Neqevski, Cvetanço Ackovski dhe Kire Tërpkovski, por edhe 45 vjeçari Borce Stevkovski nga fshati Creshevë.

Në aksionin policor Monstra, të datës 1 maj policia arrestoi 20 persona
Rasti “Monstra”

Autopsia ka treguar se ndaj tyre është gjuajtur me tre lloje të armëve, për atë u gjetën gëzhoja nga tre lloje të municioneve, gjë që tregon se ka pasur më shumë se një kryerës.

1 maj të vitit 2012 në një aksion policor arrestohen më shumë se 20 të dyshuar nën emrin koduar “Monstra.

7 maj, Haki Haziri bëhet një dëshmitar i mbrojtur dhe më pas me kërkesën e tij, jep dorëheqjen nga ky status, pasi edhe ai u akuzua për vrasjet.

shtator të 2012,  prokurorët propozojnë një dëshmitar të ri të mbrojtur me emrin e koduar ‘E1’.

'Monstra', herë atë të marte, herë këtë të enjte?

dhjetor të 2012-tës, fillon procesi gjyqësor.

30 qershor 2014, Alil Demir, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta dënohen me burgim të përjetshëm për terrorizëm. Për mungesë provash, një i pandehur tjetër lirohet. Demiri dhe Ismailoviq janë në arrati në Kosovë. Autoritetet e Kosovës nuk i kanë ekstraduar ata në Maqedoni.

Provat e Prokurorisë nuk dëshmojnë shumë për rastin “Monstra”
Procesi gjyqësor “Monstra”

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët si dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm.

Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Nga protestat njëzet shqiptarë u arrestuan.

Protesta-Anti-Monstra-04.07.2014-4

Edhe pse disa herë u përfol në opinion nga lideri i LSDM-së, se ka material të përgjuar për rastin “Monstra”, megjithatë nga “bombat” e publikuara, për këtë të fundit nuk nxori asgjë.

Muaji mars u takon ''Bombave" të Zaevit"
”Bombat e Zaevit”

Me formimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), me që kishte paralajmërime se ka përgjim për këtë rast, “Monstra” duhej të arrijë në duart e Prokurorisë Speciale, megjithatë ajo assesi ta merr këtë rast për arsye të pengesave që i bëhen nga VMRO-DPMNE-ja.

Në njërën anë nuk është votuar ligji për dëshmitarët e mbrojtur dhe nga ana tjetër, Këshilli i Prokurorëve nuk e jep lëndën.

Prokuroria Speciale
Prokuroria Speciale

“Sjellja e ligjit për dëshmitarët e mbrojtur dhe ndryshimet që ne i kërkuam, janë kyçe për shumë lëndë, në mesin e të cilëve janë “Monstra” dhe “Sopoti”, tha prokurorja e PSP-së, Lençe Ristovska më 28 shkurt të këtij viti.

Më 10 mars të këtij viti, Zaev lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë prezantimit të programit qeveritar të partisë premtoi se Qeveria e re do të angazhohet për rastet e ndjeshme në opinion.

“Qeveria e re do të angazhohet që ta zbardh rastin e Kumanovës, me mbështetje ndërkombëtare për ata të cilët kanë qëndruar prapa rastit. Ministria kompetente do të japë mbështetje për “Sopotin” “Brodecin”, “Monstrën”, “Nikolla Mlladenov” dhe “Martin Neshkovskin”, premtoi Zaev.

Milloshovski

Nga ana tjetër, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, shprehu “frikën” se me ardhjen në pushtet të Zaevit, do të lirohen të burgosurit e “Monstrës”.

“Deri në fund të vitit do të duhet që PSP të gjejë “gjykatës  të pavarur” të cilët do t’i lirojnë të akuzuarit e rastit “Monstra” dhe “Lagjja e Trimave”, ndërkaq për atë Zaev do të lirohet nga akuza në lëndën “Ryshfeti”. Por, nuk do të ju kalojë”, shkruan Milloshoski.

Edhe pas pesë viteve ende nuk ka një pasqyrë të qartë se kush në të vërtetë ishte/ishin vrasësi/t.

LEXO: Avokati Pançevski: Trajko Veljanovski është i përzier në rastin “Monstra” (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button