Prindërit e të akuzuarve zbuluan detaje nga “bombat” për “Monstrën”

Përfaqësuesi i familjeve të të akuzuarve të rastit “Monstra” në emisionin e mbrëmshëm të “Noqno Studio” në TV Telma, kanë zbuluar detaje nga “bombat” nga “bombat” për këtë aferë kontraverse, njofton Portalb.mk.

“Unë dëgjova një bisedë mes dy protagonistëve, burrë dhe grua. Njëri thotë “aty asgjë nuk është gjetur nuk është lënë asnjë gjurmë, por unë kam plan”. Tjetri pyet se “cili është plani”, ndërkaq ai përgjigjet se “nuk mundem nëpërmjet telefonit të tregoj”, deklaroi Bedri Ajdari vëllai dhe babai i të akuzuarve në rastin “Monstra”. I pyetur nëse ka informata të reja të cilët kanë sjellë deri te përmbysja e qëndrimit të Prokurorisë, Ajdari tha se ajo çfarë di është se vet e ka parë policinë përpara dy ose tre javëve duke kryer hetim në vendin e ngjarjes.

“Monstra” misterioze

Ndryshe, 5 vjet më parë, më 12 prill pesë persona nga Shkupi, duke peshkuar u vranë në mënyrë misterioze.

Të vrarë kanë qenë katër djelmosha të rinj prej 18 deri më 21 vjet nga lagja e Shkupit Radishan, Filip Sllavkovski, Aleksandar Neqevski, Cvetanço Ackovski dhe Kire Tërpkovski, por edhe 45 vjeçari Borce Stevkovski nga fshati Creshevë.

Autopsia ka treguar se ndaj tyre është gjuajtur me tre lloje të armëve, për atë u gjetën gëzhoja nga tre lloje të municioneve, gjë që tregon se ka pasur më shumë se një kryerës.

Më 1 maj të vitit 2012 në një aksion policor arrestohen më shumë se 20 të dyshuar nën emrin koduar “Monstra.

Më 7 maj, Haki Haziri bëhet një dëshmitar i mbrojtur dhe më pas me kërkesën e tij, jep dorëheqjen nga ky status, pasi edhe ai u akuzua për vrasjet.

Në shtator të 2012,  prokurorët propozojnë një dëshmitar të ri të mbrojtur me emrin e koduar ‘E1’.

Në dhjetor të 2012-tës, fillon procesi gjyqësor.

30 qershor 2014, Alil Demir, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta dënohen me burgim të përjetshëm për terrorizëm. Për mungesë provash, një i pandehur tjetër lirohet. Demiri dhe Ismailoviq janë në arrati në Kosovë. Autoritetet e Kosovës nuk i kanë ekstraduar ata në Maqedoni.

Vendimi për gjashtë të akuzuarit e rastit Monstra, acaroi shumë qytetarët si dhe juristët të cilët vlerësojnë se nuk kishte prova te mjaftueshme për t’i shpallë ata fajtorë dhe të ju shqiptohet dënim me burg të përjetshëm.

Ky rast shkaktoi bujë të madhe në Maqedoni, sidomos te popullata shqiptare duke u organizuar edhe protesta masive një muaj me radhë. Nga protestat njëzet shqiptarë u arrestuan.

Me formimin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), me që kishte paralajmërime se ka përgjim për këtë rast, “Monstra” duhej të arrijë në duart e Prokurorisë Speciale, megjithatë ajo assesi ta merr këtë rast për arsye të pengesave që i bëhen nga VMRO-DPMNE-ja.

Në njërën anë nuk është votuar ligji për dëshmitarët e mbrojtur dhe nga ana tjetër, Këshilli i Prokurorëve nuk e jep lëndën.

Videon mund ta ndiqni: KËTU

LEXO: “Monstra” – 5 vjet nga vrasja e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës (FOTO+VIDEO)

LEXO: Lënda “Monstra” kthehet në shqyrtim të sërishëm

LEXO: “Geshkovska, prokurorja e rastit “Monstra” emërohet nga Sasho Mijallkov”

LEXO: Pas kërkesës për rikthim të gjykimit të rastit “Monstra”, flet Gordana Geshkovska

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP