Zv.ministri Makraduli: Fabrika “Jugohrom” mund të ri-fillojë punën në faza

Fabrika “Jugohrom” mund të ri-fillojë punën në faza dhe vetëm pas përmbushjes së standardeve ekologjike, pas vendosjes së filtrave adekuate dhe të plotësojë kushtet ekologjike. Këtë sot e tha, zëvendës ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Jani Makraduli para fillimit të debatit publik “Mos ia lë tjetrit, eja për ajër të pastër”, njofton Portalb.mk.

“Mbyllja e “Jugohromit” si që tha edhe kryeministri Zaev është bërë shkaku se drejtoria e kësaj fabrike ishte viktimë e trysnive dhe shantazheve të qeverisë së kaluar” tha shkurt Makraduli. Ai tha se Qeveria ka formuar grup punues ndër-sektorial që merret me problemin e ndotjes së ajrit.

Ndryshe, ri-hapja e fabrikës u paralajmërua nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ndërsa pas nënshkrimit të marrëveshjes me pronarët e saj të enjten, pritet të ndodhë në mars apo prill të 2018-tës, njofton Portalb.mk. Në këtë reagoi ashpër lëvija Eco Guerilla si dhe Nëna dhe Fëmija, lëvizje që kanë qenë pjesë e protestave kundër ndotjes së ajrit në Tetovë, gjë që u vërtetua se në masë të madhe ishte nga puna pa filtra e kësaj fabrike.

“Nevojiten dy vite për instalim të filtrave dhe jo disa muaj andaj çdo nënshkrim i marrëveshjes mes Qeverisë dhe pronarë të fabrikës “Jugohrom” do të hasë në kundërshtim të ashpër.” shprehen këto lëvizje.

LEXO MË TEPËR:

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP