Eco Guerilla: Deklarata për Jugohromin, propagandë parazgjedhore

Pas deklarët që e dha lideri i LSDM-së Zoran Zaev në Tetovë se do të nënshkruajnë marrëveshje me pronarin e sindikatës për ndërtimin e filtrave në Jugohrom dhe të fillojë me punë në mars, reagojnë nga Shoqata Civile Eco Guerilla. Ata vlerosojnë se kjo është propagandë parazgjedhore sepse vendosja e filtrave shkon më së shumti dy vite, njofton Portalb.mk. 

“Eco Guerilla e vlerëson si propagandë parazgjedhore deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev se Jugohrom do të fillojë me kapacitet të plotë pune me vendosjen e filtrave në muajin mars. Tetova u rradhit si qyteti më i ndotur në Evropë. Me mbylljen e Jugohromit u vërtetua bindshëm që qyteti i Tetovës dhe rrethina janë 60% më pak të ndotur. Klasa politike e cila toleroi helmimin masiv të tetovarëve me vite duhet të mbajë përgjegjësinë më të madhe në histori. Siç është i njoftuar edhe vetë kryeministri, një kombinat aq i madh, për të punuar me kapacitet të plotë, vendosja e filtrave kërkon një afat minimum prej dy vitesh. Deklaratat se mund të fillojë me punë në muajin mars i cilësojmë si joserioze. Çdo improvizim kozmetik do të jetë i papranueshëm. Kërkojmë fuqishëm një inspektim të rreptë me përmbushjen e të gjitha standardeve ekologjike me zero tolerancë. Në të kundërtën reagimi qytetar do të jetë i ashpër. Kthim prapa nuk ka, shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha”, thuhet në kumtesën e Eco Guerillas.

Ja deklarata e kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

“Të martën me dhjetë tetor Qeveria do të nënshkruajë marrëveshje me pronarin e sinkitatës së të punësuarve për ndërtimin e filtrave në Jugohrom, për të mirën e të gjithëve, për të mirën e të punësuarve, në të mirën e shoqatave ekologjike”, ka thënë Zaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP