Tetovë, ajri i dëmshëm, të revoltuar kërkojnë masa urgjente nga zyrtarët!

Tetovarët kërkojnë nga Qeveria të ndërmarrë masa urgjente për ndërprerjen e helmimit të qytetarëve. Ata kërkojnë mbylljen e menjëhershme të ndotësit më të madh, fabrikën e përpunimit të metaleve “Jugohrom”, ose ta detyrojë atë të vendos filtrat. Reagimet e qytetarëve vijnë pas informacioneve se Tetova një ditë më parë rezultoi të jetë qyteti më i ndotur në botë, me një indeks ndotjeje prej 101.35 mikro gramë të grimcave PM10 në ajër, njofton Alsat-M.

Mjekët alarmojnë se ndotja ndikon jashtëzakonisht keq ndaj shëndetit të njerëzve, sidomos te pleqtë dhe fëmijët.

“Këta ndotës të ajrit janë tejet të rëndësishëm, sepse shkaktojnë ndezje të organeve të frymëmarrjes edhe tek personat e shëndetshëm. Personat që janë të eksponuar në nivele të larta të ndotjes së ajrit te ata qelizat e organeve të frymëmarrjes bëhen me tërheqëse për viruset dhe te të njëjtët ndodhin infeksione më të shpeshta virusale. Këto janë format e dukshme, kurse ka forma të padukshme të ndikimit që pas disa vitesh paraqiten si kancer në mushkëritë e bardha”, tha Dejan Dokiq, alergolog.

Ndërkohë Ministria e Ekologjisë, ka ripërsëritur qëndrimin e ministrit Nurhan Izairi, për mbylljen e Jugohromit, por sipas këtij dikasteri vendimi varet nga Qeveria e jo nga ministria.

Tymi i fabrikës Jugohrom
Tymi i fabrikës Jugohrom

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button