Një afat për Prokurorinë Speciale Publike të Maqedonisë skadoi sot!
Skadon sot afati i parë i Prokurorisë Speciale Publike nga 18 mujori për të ngritur padi penale për lëndët që i ka marrë nga Prokuroria e përgjithshme më 4 dhjetor të vitti 2015.
Ndërkaq, sa i përket bisedave të përgjuara që LSDM i ka dorëzuar në PSP, afati për ngritjen e padive për to është 30 qershori.
Për ndryshim të ligjit të vazhdimit të mandatit të PSP është e nevojshme 2/3 e votave por deputetët e VMRO hapur kanë thënë se nuk do të përkrahin një propozim të tillë dhe se janë kundër punës së PSP jashtë marrveshjes së Përzhinos.
LEXO: Mandati i PSP-së dhe skenarët e mundshëm rreth këtij procesi
Rasti i montuar për kryetarin e komunës Qendër Andrej Zhernovski dhe rasti ‘Transport’ kundër kryetarit të komunës së Manastirit Vladimir Taleski janë dy lëndë të marra nga prokuroria e përgjithshme për të cilat prokuroria speciale ka ngritur aktpadi.
Kryeprokurorja speciale Katica Janeva në disa raste ka apeluar që të vazhdohet mandati sepse për disa hetime është e nevojshme më shumë kohë për grumbullimin e dëshmive. Krahas asaj nga PSP theksojnë se puna e tyre është në obstruksione të ndryshme.
Lëndët të cilave ju ka skaduar afati në prokurorinë speciale mund të rihetohen dhe të rezultojnë me padi nëse PSP integrohet në Prokurorinë e përgjithshme. Në bazë të asaj që PSP ishte formuar për shkak të pakënaqësisë së punës së prokurorisë së përgjithshme, ekspertët ligjor theksojnë se duhet bërë ndryshime kadrovike derisa Zoran Zaev në momentin që mori detyrën kryeministër kërkoi dorëheqjen e prokurorit të përgjithshëm Marko Zvërlevski.
Krahas dy padive nga lëndët e mara prej Zvërlevskit janë formuar edhe dy hetime tjera për rastin ‘Tortura’ të Lube Boshkovskit si dhe për ‘TNT’ dhe rrënimin e kompleksit Kosmos të Fijat Canovskit si dhe për ‘Titanik’ që përfshinë disa të akuzuar.