1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)

Prokurorja speciale Katica Janeva në konferencën e sotshme publikoi se Prokuroria ka marrë të drejtën për aksionin me emrin simbolik “Titanik”. Kjo është lënda e parë që prokuroria ka marrë lidhur me krimet në procesin zgjedhor. Gjatë këtij aksioni është arrestuar një person i cili është nxjerrë para gjykatës ai është kryetari i komunës së Pustecit, Edmond Temelko, kurse për 7 persona të tjerë është ngritur fletë arrest, njofton Portalb.

Sipas prokurorisë, personat e dyshuar kanë kryer vepra penale duke kryer presione për të votuar, ndalesë votimi, dhënie të ryshfetit, shoqërim kriminal, shkelje e së drejtës zgjedhore, shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe keqpërdorimin e mjeteve për fushatën zgjedhore në vitin 2012.

Më tej thuhet se qëllimi i këtyre personave ishte që të kriminalizohen zgjedhjet, sepse në mënyrë ilegale janë bërë edhe ndarje të letërnjoftimeve për të votuar persona të ndryshëm.

Ajo tha se se ministrja e Punëve të Brendshme të cilës nuk i ceki emër por që është Gordana Jankullovska, ministri i Transportit dhe Lidhjeve nuk i ceki emër por që është Mile Janakievski dhe sekretari i qeverisë së atëhershme që nuk i ceki emër por që është Kirill Bozhinovski, si dhe persona të tjerë, e kanë shfrytëzuar ndikimin dhe në shkallë lokale dhe shtetërore kanë krijuar grup për kryerjen e veprës penale, që të mundësojnë fitore të një partie të caktuar politike në zgjedhjet, njofton Portalb.mk.

“Ndërkaq në vitin 2012, të dyshuarit të cilët kanë qenë në cilësinë e ministrit të brendshëm, ministrit për transport dhe lidhje dhe sekretarit të qeverisë së RM-së, të gjithë anëtarë të komitetit ekzekutiv të partisë, së bashku me persona tjerë, tani për tani të panjohur, duke shfrytëzuar ndikimin e tyre real dhe pozitën zyrtare, ndërsa për shkak të qëndrimit të mëtutjeshëm të partisë në pushtet, edhe në nivel lokal edhe në nivel shtetëror në veçanti për shkak të privilegjeve të tyre të drejtpërdrejta nga praktikimi i pushtetit, kanë krijuar grup i cili ka pasur për qëllim kryerjen e veprave penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, për të cilët vepra penale mund të shqiptohet dënim me burg prej tre viteve ose dënim më i lartë.
Grupit të njëjtë, pas krijimit të tij, i janë kyçur personat e tjerë të dyshuar, dëshmitarë dhe persona të panjohur deri më tani, për shkak të fitoreve në zgjedhje të partisë politike, kanë përgatitur plan që në mënyrë kundërligjore t’u mundësojnë më shumë personave të shfrytëzojnë të drejtën e votës, veprime të cilat sipas planit do të realizoheshin përmes personave zyrtarë, të punësuar në Ministrinë e punëve të brendshme në RM, dhe persona që drejtpërdrejtë do të sjellin njerëz nga jashtë me realizim përmes sektorit për informatik dhe telekomunikacion në MPB, më pas përmes dhunës dhe veprimeve tjera kundër juridike gjatë fushatës zgjedhore dhe ditëve të zgjedhjeve, të ndikojnë lidhur me mënyrën se si të kryhet e drejta e votës dhe të pengojnë kryerjen e të drejtës për votë, në procesin zgjedhor personave me të drejtë vote, të ofrojnë, japin dhe premtojnë dhuratë ose ndonjë benefit tjetër me qëllim që ti përfitojnë se si ta kryejnë të drejtën e votës dhe të shfrytëzojnë mjete joligjore për financimin e fushatës, plan të cilin e kanë pranuar të dyshuarit tjerë, dëshmitarët dhe persona tjerë të panjohur deri më tani, ku në suazat e grupit edhe krijuesit edhe pjesëtarët kanë pasur rol konkret, role të cilat hollësisht janë përshkruar në urdhrin për zbatimin e procedurës hetimore.
Nga kjo del se bëhet fjalë për kriminalizim të plotë të procesit zgjedhor, me dhënie joligjore të letërnjoftimeve dhe vendosjen në Listën e zgjedhësve të personave që me asnjë bazë nuk guxojnë të figurojnë. Ndryshe, disa persona janë fotografuar në një qytet ndërsa letërnjoftimin e kanë marrë në qytet tjetër, gjegjësisht në komunën Qendër, kuptohet edhe në listën e zgjedhësve janë atje, edhe kanë votuar më pas janë përcaktuar 15 mijë numra të ri amë, këtu të mos krijohet huti, nuk bëhet fjalë për foshnja janë përgatitur 35 mijë letërnjoftime që nuk janë marrë nga aplikuesit, dhe askush nuk e di pse qëndrojnë në MPB, kemi edhe 60 mijë shtetas të rinj të Maqedonisë, ndërsa kur jemi te diaspora, dhe roli i përfaqësive konsulare, për të do të hapet lëndë e veçantë, siç do të thoshte zotëria i respektuar Pribe”, deklaroi Fatime Fetai, Prokurore në Prokurorinë Speciale publike.

JANEVA: Sikur edhe të gjithë të heshtin, unë nuk do të heshti!

“Drejtësia do të fitojë përkundër vështirësive dhe kërcënimeve të cilat, janë dërguar në adresën time dhe bashkëpunëtorëve të mi”, tha, prokurorja speciale, Katica Janeva.

Ajo shtoi se ndjehet e lirë dhe e fortë, sepse siç thotë ajo, në anën e saj janë Kushtetuta, ligjet dhe përkrahja e qytetarëve.

“Sikur edhe të gjithë të heshtin, unë nuk do të heshti. Të gjithë më inkurajojnë që të jem e guximshme dhe të qëndrojë drejtë përballë stuhive dhe erërave që i janë kundërvënë Prokurorisë Speciale që nga fillimi i punës së saj. Athua dikush mund të jetë indiferent kur e lexon “Raportin e Pribesë” të majit të vitit 2015, veçmas pjesën ku flitet për trysni dhe pabesueshmëri në Prokurorinë dhe Gjyqësorin?”, shtoi Janeva.

Ajo shprehi gatishmëri për bashkëpunim me të gjithë autoritetet në fushën të drejtës gjyqësore dhe kushtetuese. Madje, ajo shtoi se edhe shkenca juridike ka çfarë të mësojë nga Prokuroria Speciale, veçmas, siç thekson Janeva, në çështjen mes privatësisë dhe interesit publik dhe marrëdhënieve të tyre.

“Prokuroria Speciale që të mund në kohë me sukses t’i kryejë detyrat, të patjetërsueshme duhet që: Fillimisht, në procedurë të shpejtë të plotësohet ligji për dëshmitarë të mbrojtur nga këndvështrimi i Prokurorisë Speciale; Proceset gjyqësore para gjykatave të rregullta nën kompetenca të Prokurorisë Speciale, t’i dorëzohen Prokurorisë Speciale pa rezistencë dhe vonesa, përndryshe çdo rezistencë apo vonesë do të evidentohet në Raportin gjashtë mujor të Prokurorisë Speciale e cila do të dorëzohet përpara Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; Këshilli i Prokurorëve ta respektojë plotësisht autonominë e Prokurorisë Speciale; obstruksionet do të vazhdojnë megjithatë, e sigurojë publikun se të njëjtat nuk do të kenë efekt negativ në Prokurorinë Speciale”, u shpreh prokurorja speciale, Katica Janeva.

Janeva urdhëron arrestin e anëtarit të KZ në Çair për vepra penale në zgjedhjet 2013

Prokuroria speciale në krye me Katica Janevën, në kuadër të aksionit me emrin “Titanik” sot ka hapur hetim edhe kundër anëtarëve të Komisionit Zgjedhor në Komunën e Çairit në bazë të dyshimit se kanë kryer vepër penale “Mashtrim zgjedhor” në zgjedhjet e vitit 2013, njofton Portalb.mk.

Në kuadër të këtij dyshimi Prokuroria ka dërguar fletarrestim për njërin nga anëtarët e këtij komisioni që i njëjti mos të ndikojë në dëshmitarët dhe bashkë-kryerësit e veprës.

Fatime Fetai, ndihmëse e prokurores Janeva tha sot para gazetarëve, se personat në komisionin zgjedhor komunal në e Çairit janë të dyshuar se kanë kryer këtë vepër penale duke i ndryshuar rezultatet, njofton Portalb.mk.

Njëkohësisht është hapur hetim kundër pese gjykatësve në Gjykatën Administrative në Shkup dhe katër anëtarë të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) të vitit 2013 për veprën penale “Keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit në bazë të nenit 353 të Kodit Penal.

“Hetimi do të zgjerohet dhe asnjëri nga ata që ka vepruar në mënyrë kriminele nuk do t’i ik ballafaqimit me ligjin” tha mes tjerash Fetai, transmeton Portalb.

Prokuroria Speciale: Po shqyrtojmë rastin “Monstra” por ende s’kemi kërkesë deri te Prokuroria

Prokuroria speciale në krye me Katica Janevën është e njohur me rastin “Monstra”. Këtë e konfirmoi ndihmësja e Janevës, Lençe Ristevska sot në pyetjen e Portalbit se kur ky rast do të hetohet nga Prokuroria Speciale, njofton Portalb.mk.

“Edhe pse nga mbrojtja kanë parashtruar kërkesë që të merret në duar tona rasti “Monstra”, ne ende nuk kemi kërkuar nga Prokuroria për ti marrë materialet e kësaj lënde dhe më tej të ndërtojmë qëndrimin tonë për këtë lëndë.” tha Ristevska.

Në pyetjen e Portalb, se a është e vërtetë pohimi i avokatit se Prokuroria Speciale është mirë e njohur me rastin “Monstra”, ndihmësja e Janevës, Lençe Ristevska pranoi se janë të njohur me rastin por nuk kanë dërguar kërkesë zyrtare për ta marrë atë në duar.

“Jemi duke bërë disa kontrolle dhe shqyrtime dhe kur do të dorëzojmë kërkesë në Prokurori do t’ju tregojmë” tha Ristevska, njofton Portalb.mk.

Prokuroria Speciale merr në duar edhe aferën “Magjar Telekom”

Prokuroria Speciale ka marrë në duar shqyrtimin e lëndës për aferën e madhe “Magjar Telekom”, njofton Portalb.mk.

“Kanë filluar procedura para-hetimore për lëndët “Magjar Telekom” e cila është e kërkuar nga Prokuroria për Krime të Organizuara, por edhe për aferën e njohur “Shpresa”” tha Ristevska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button