Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

Prokuroria Speciale Publike, në konferencën e sotme për shtyp e hapi rastin më të ri me emrin e koduar “Trust”, në të cilin janë të dyshuar tre persona fizik dhe tre juridik që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme mbi 17 milionë euro, raporton Portalb.mk.+

LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

“Lënda e sotme  do të na tregojë se deri ku ka shkuar lufta me konkurrencën, për marrjen e tenderëve dhe përfitimin e mjeteve të mëdha. Në këtë lëndë do të shihet gjithashtu se si një konzorcium me dokumentacion të falsifikuar ka fituar tender dhe aneks për atë tender duke përfituar në mënyrë të paligjshme 1 miliardë e 60 milionë denarë ose 17.235.772 euro – para të qytetarëve”, tha prokurorja Fatime Fetai.

Sipas PSP-së, procedura parahetimore për këtë lëndë për krim financiar, është ngritur nga përmbajtja e tre audio inçizimeve nga bisedat e përgjuara, prej të cilave dy nuk janë publikuar në opinion.

Ashtu siç tha Fetai, dokumentacioni i falsifikuar është dorëzuar për tenderin në lidhje me gërmimet në minierën “Suvudoll”.

“I dyshuari i parë është uhëheqs në nërmarrjen “Transmet”, i dyshuari i dytë është udhëheqës në “Sileks Nemetali nga Kratova”, ndërkaq i treti është nga “Vato”. Tre persona me vetëdije i kanë shkelur procedurat për prokurim publik. Të njëjtët kanë dorëzuar dokumentacion të falsifikuar për pronësi të mekanizimit. Ka pasur faktura dhe marrëveshje, sipas së cilave është “treguar” se janë blerë mekanizim dhe marrëveshje për lizing. Të dyshuar janë tre persona fizik dhe tre juridik”, tha Fetai.

Përpara elaborimit të lëndës së re, shefja e PSP-së, Katica Janeva, tha se disa funksionarë nuk e respektojnë këtë institucion andaj paralajmëroi se të gjithë ata që do ta shkelin ligjin ata do të ngrenë padi penale.

“Disa funksionar nuk e respektojnë PSP-në, andaj dhe do t’i padisim. Çdo shkelje e ligjit ndaj meje dhe ekipit të PSP-së do të dorëzojmë padi dhe kërkojmë që të njëjtët të dënohen në bazë të ligjit”, tha Janeva.

Janeva gjithashtu tregoi se e kanë zgjeruar hetimin e njohur në opinion me emrin “Titanik”, në të cilin dyshohen se funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së, janë bërë parregullsi zgjedhore. Ashtu siç tha Janeva, është zgjeruar hetimi për 17 persona dhe për më shumë vepra penale, pasi që ka pasur edhe malverzime financiare.

Portalb do t’ju sigurojë video të drejtpërdrejtë.

Lëndët që deri më tani i ka hapur Prokuroria Speciale:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button