Lënda “Target”, ja kush dhe si përgjoi në Maqedoni (VIDEO)

Prokurorja speciale, Katica Janeva, në konferencë për shtyp, sot e ka hapur lëndën më të re të PSP-së, “Target”, e cila ka të bëjë me çështjen e përgjimit të paligjshëm, që sipas kësaj prokurorie e ka kryer Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), gjatë kohës me të cilin ka udhëhequr, Sasho Mijallkov ose kushëriri i ish kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, raporton Portalb.mk.

LEXO: Ja për sa ditë janë përgjuar Ali Ahmeti, Musa Xhaferi dhe Menduh Thaçi (VIDEO)

“Dua të kujtoj në ditën e kaluar, 17.11.1992, kur është sjellë vendimi për shpalljen e Kushtetutës. Pas gjithë këtyre viteve, vlerat themelore të Kushtetutës janë shkatërruar. Me përgjimet e paligjshme, nuk është respektuar privatësia. Privatësia është shkelur nga zyrtarët e DSK-së të cilët kanë punuar atje me pajisjet e shtetit”, tha Janeva në konferencën e sotme, duke shtuar se askush nuk do ta frikësojë dhe nuk do të ndikojë tek ajo për detyrën e marrë.

“Publikisht them se askush nuk mundet të më dekurajojë ose të ndikojë ndaj punës sime. Ndjehem e lirë dhe e fortë në këtë punë, pasi që në anën time janë Kushtetuta ligjet drejtësia dhe e vërteta dhe më e rëndësishmja ndjejë përkrahje nga opinioni. Nuk do të heshtë, as nuk do ta harrojë askënd. Kriminelët patjetër të dalin përpara gjykatës së drejtës, kushdo qoftë ai. Detyra ime është që ta potencojë përkushtimin profesional në plotësimin e mandatit të PSP-së, objektivit dhe seriozitetit në interes të qytetarëve”, tha Janeva.

Kush ka kryer përgjime? Në cilën mënyre? Me çfarë mjete? Me çfarë motive? Përgjigjet për këto pyetje, sot i dha prokurorja e ekipit të Prokurorisë Speciale, Fatime Fetai, gjatë elaborimit të rastit më të ri “Target”, në lidhje me aferën e përgjimeve të cilat u zbardhën gjatë vitit të kaluar nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, transmeton Portalb.

“10 persona të punësuar në DSK, në poste të ndryshme, që nga më të ulëtit e deri më të lartit, si bashkëpunëtorë, e kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, duke i shkelur të drejtat e qytetarëve, gjegjësisht duke i përgjuar pa urdhër gjyqësor”, tha Fetai, duke shtuar se përgjimet, të punësuarit e DSK-së i kanë kryer në periudhën prej vitit 2008-2015 nëpërmjet 3 sistemeve.

Sipas Fetait, janë ndjekur mbi 5800 numra, pa urdhër gjyqësor, ndërkaq më pas janë ndjekur edhe numrat të cilat kanë kontaktuar me të njëjtët.

LEXO: Pse PSP nuk propozon masa kujdesi për të dyshuarit e rastit “Target”?

Përgjimet janë kryer me 3 sisteme të ndryshme, në të cilat janë vendosur numrat me urdhër të dyshuarit të parë dhe të dytë.

“Ekziston dyshim se i dyshuari i parë, epror në DSK, ka dhënë urdhra për vendosjen e numrave telefonik. Ekziston dyshim se i dyshuari i dytë, epror në DSK bashkë me të dyshuarin e parë, shpesh edhe vet, e ka organizuar procesin e paligjshëm të përgjimeve. I dyshuari i dytë i ka pasur të gjitha fjalëkalimet dhe i ka evidentuar të gjitha përgjimet. Ai ka dhënë urdhra për vendosjen e numrave telefonike, ka dëgjuar biseda telefonike, të cilat janë përgjuar pa urdhër gjyqësor. E dyshuara e tretë, udhëheqëse në sektorin e DSK-së, ka vepruar sipas urdhrave të dyshuarit të dytë, ka keqpërdorur detyrën. Nga të dyshuarit e tjerë, dy persona, i kanë vendosur numrat në sistem, ndërkaq numrat pasi janë vendosur, të dyshuarit tjerë kanë kryer transkripte nga bisedat, për nevojat e dy të dyshuarit e parë”, tha Fetai, përcjellë Portalb.

Ashtu siç shpjegoi prokurorja Fetai, këto veprime, kanë qenë të hetuara nga një i punësuar në DSK, i cili i ka marrë një pjesë të tyre, gjegjësisht transkripteve dhe një pjesë të audiove. Këto audio dhe transkripte, i ka dorëzuar në një person tjetër, ndërkaq nëpërmjet personit të tretë i janë dorëzuar liderit të partisë (Zoran Zaev), i cili më 30.12.2015 i ka dorëzuar në PSP.

Fetai gjithashtu tha se në këtë periudhë DSK ka ndërmarrë veprime të ndryshme, duke shtuar se i dyshuari i dytë edhe më tej ka vazhduar me përgjime.

Në kompjuterin e tij, të cilin PSP e ka marrë nga zyra e tij, ka pasur audio-inçizime tjera të cilat janë bërë pa urdhër gjyqësor.

DSK ka përgjuar me mijëra persona nga sferat e ndryshme, duke filluar nga politikanë, gazetarë, njerëz të jetës publike etj.

  • Ish redaktori i Televizionit A1, Borjan Jovanovski, në mënyrë të paligjshme është përgjuar në dy numra: Numri 1 numër – në periudhën 03.12.2010-10.01.2013 dhe Numri 2- 25.12.2012-10.03.2015
  • Gazetarja e javores “Fokus”, Meri Jordanovska në mënyrë të paligjshme është përgjuar në periudhën 15.02.2014-10.03.2015
  • Goran Mihajllovski në mënyrë të paligjshme është përgjuar 01.02.2013-10.03.2015

Telekomunikacionet nga një pjesë e të akuzuarve të rastit “Puç“, në mënyrë të paligjshme janë ndjekur pa urdhër gjyqësor.

  • Zoran Verushevski është ndjekur 600 ditë pa urdhër gjyqësor
  • Sonja Verushevski është ndjekur 816 ditë pa urdhër gjyqësor
  • Branko Palisrov është ndjekur 90 ditë pa urdhër gjyqësor
  • Zoran Zaev është ndjekur në dy numra: Numri 1 mbi 1150, numri 2 mbi 400 ditë

Ish kryeministri Nikolla Gruevski, nuk është përgjuar asnjë ditë, ja disa nga politkanët që janë përgjuar:

  • Gordana Jankullovska është përgjuar:  732 ditë është përgjuar në mënyrë të paligjshme
  • Mile Janakievski  është përgjuar në 3 numra: Numri 1 – 732 ditë, numri 2-553 ditë dhe numri 3 – 816 ditë
  • Ali Ahmeti është përgjuar në dy numra – numri 1 – 338 ditë, numri 2-867 ditë
  • Menduh Thaçi në dy numra 1257 ditë
  • Lube Boshkovski është përgjuar në dy numra: Numri 1 -32 ditë dhe numri 2-92 ditë
  • Musa Xhaferi është përgjuar: 1658 ditë
  • Hari Kostov është përgjuar: 732 ditë
  • Imer Selmani është përgjuar: 920 ditë

Fetai shtoi se përgjimet kanë vazhduar edhe pas publikimit të bombave. Nga publikimi i materialeve të përgjuara deri më 31.12.2015, gjithsej pa urdhër gjyqësor janë ndjekur 138 numra telefonik. Procesi i keqpërdorimit, gjegjësisht përgjimit të paligjshëm ka vazhduar edhe në vitin 2016, trnasmeton Portalb.

Për personat të cilat dyshohen se janë të përfshirë në përgjimet ilegale, në konferencën e sotme për shtyp nga Prokuroria Speciale Publike nuk kanë propozuar masa kujdesi.

“Nuk na pengon asgjë për të ndërmarrur masa. Vlerësojmë se nuk shenja se të njëjtit mund ta përsërisin veprën ose mund të ikin nga vendi. Nëse vërejmë diçka të tillë do të marrim masa”, është përgjigjur shkurt në pyetjen e Portalb, se pse nuk ka masa kujdesi për të dyshuarit, prokurorja speciale Lenç Ristovska.

Prokurorja speciale Ristovskaka potencuar se ka të dhëna edhe për përgjimin e ambasadave të ndryshme në Maqedoni.

Përndryshe, prokurorja speciale, Janeva, e ka përsëritur fjalimin e saj pasi që, disa gazetarë kanë polemizuar me të duke pohuar se nuk kanë arritur ta dëgjojnë pasi që dera e hyrjes së PSP-së ka qenë e mbyllur. Janeva të njëjtëve u tha se “për respekt të integritetin tuaj, fjalimin do ta përsëris”. /Portalb

LEXO: Rasti “Tenderët”, Ministria e Kulturës ka kurdisur tender për ndërtimin e “Muzeut të VMRO-së”
LEXO: Rasti “Toplik”, 6 persona të Ministrisë së Transportit e kanë dëmtuar Buxhetin për 1.44 milionë euro
LEXO: “ARKA”- 4 të dyshuar nga MPB dhe DSK kanë zhvatur 862.045 euro nga buxheti i Maqedonisë (VIDEO)
LEXO: PSP publikon dy akuza të reja (VIDEO)
LEXO: Rasti “Titanik” – 1 person i arrestuar, 7 të tjerë i pret fati i njejtë në urdhër të Janevës (VIDEO)

LEXO: Rasti “Fortesa” – Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim
LEXO: Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuarit e rastit “Tortura”(VIDEO)
LEXO: Rasti “TNT”, ja si u shemb kompleksi banesor “Kosmos” (VIDEO)
LEXO: Rasti “Transportuesi” – 22 të dyshuar në rastin e PSP-së “Transportues”, për 11 kërkohet paraburgim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button