PSP publikon dy akuza të reja (VIDEO)

(E plotësuar) Prokurorja Fatime Fetai në pres konferencë tha se PSP-së ka ngritur dy akuza, një për veprimet juridike penale që lidhen me përgjimin e paautorizuar të komunikimit, dhe e dyta për demolimin e Komunës Qendër dhe për dhunën e nxitur ndaj kryetarit Andrej Zhernovski.

“Rasti i parë lidhet me shkatërrimin e materialeve dhe dokumentacionit dhe për këtë arsye janë ngritur disa aktakuza. Ne kemi hulumtuar që të gjejmë se pse është përgjuar dhe nga kush. I akuzuari i parë ka formuar komision dhe ka asgjësuar mbi 2000 dosje. Krejt kjo është bërë për të shkatërruar raportet e punës për rastin ”Fortesa” dhe për këtë rast ndiqen penalisht 7 persona”,potencoi Fetai.

Lënda e dytë për të cilën ka akuzë, sipas Fetait, për demolim në Komunën Qendër dhe porosinë për dhunë ndaj kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

“Është dhënë urdhër që me dhunë të ndërpritet mbledhja e Këshillit Komunal për ndryshimet e ligjit për ndërtim në këtë komunë, nga ku persona të dërguar nga zyrtarë shtetërorë kanë kërkuar që kryetari i Komunës që të del jashtë dhe të qërohen hesapet”, tha prokurorja Fatime Fetai./Portalb


_______________________________________________________________________________

Prokurorja Publike Speciale, Katica Janeva sot në konferencë shtypi do ta prezentojë raportin gjashtëmujor për punën e Prokurorisë Publike Speciale.

Ky është raporti i dytë gjashtëmujor për aktivitetet e punës së PPS që duhet të dorëzohet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe në Këshillin e Prokurorëve Publikë. Raporti i parë i Prokurorisë Publike Speciale deri te Kuvendi dhe Këshilli i Prokurorëve Publikë u parashtrua më 15 mars, por Janeva nuk e elaboroi raportin para deputetëve para Këshillit, prandaj seancat janë anuluar disa herë.

Sipas Ligjit për Prokurori Publike Speciale, PPS obligohet çdo gjashtë muaj të japë llogari para Kuvendit dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë. “Prokurori publik do të dorëzojë raport çdo gjashtë muaj për aktivitetet e tij, gjegjësisht të saj, duke e përfshirë edhe përshkrimin për zhvillimin e cilitdo hetim apo përndjekje të ndërmarrë nga prokurori publik. Në këtë raport mund të përjashtohen materiale që sipas prokurorit publik duhet të ruhen si materiale të besueshme, por do të sigurojë informacione përkatëse që t’i arsyetojë shpenzimet”, është theksuar në Ligj.

PPS pasi u formua për një vit i hapi pesë hetime: “Titanik”, “Tortura”, “Fortesa”, “TNT” dhe “Transporter”. Rasti “Titanik” ka të bëjë me manipulime zgjedhore në të cilin të dyshuar të parë ishin ish­ministra të Punëve të Brendshme dhe të Transportit dhe Lidhjeve, si dhe ish­-sekretari i Qeverisë. Procedura hetimore e njohur si “Tortura” ka të bëjë për arrestimin e liderit të partisë Të bashkuar për Maqedoninë. Rasti “Fortesa” është për përgjimin e paautorizuar, në të cilin PPS i ngarkoi dy shefa të sektorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) dhe ish­ministres së Punëve të Brendshme se e kanë shfrytëzuar pozitën e tyre dhe kanë zbatuar shkatërrim të dy sistemeve për ndjekjen e komunikimeve. Rasti i pestë, “TNT”, ka të bëjë me rrëzimin e kompleksit Kosmos.

Prokuroria Publike Speciale për procedurat parahetimore dhe hetimore deri më tani nuk ka parashtruar asnjë aktakuzë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button