Tre raste të reja të PSP-së, VMRO-DPMNE e dyshuar për larje parash (VIDEO)

“Kërkojmë nga shumica parlamentare që ta fshijë nenin 22 nga ligji për Prokurori Speciale me çka do t’i mundësohet të vazhdohet puna e PSP-së. Gjithashtu kërkojmë që të zbatohen rekomandimet e Komisionit të Venedikut dhe të sjillet ligji për dëshmitarët e mbrojtur”, ka bërë thirrje prokurorja speciale, Katica Janeva, raporton Portalb.mk.

Prokuroria Speciale Publike sot hapi tre raste të reja “Talir”, “Trajektorja” dhe “Lëndina”.

Prokurorja Fatime Fetai tregoi se në rastin “Sopoti” ndaj dëshmitarit Ramadan Bajrami është kryer dhunë që të japë dëshmi, dëshmi të rrejshme, pas së cilës dëshmitari ka pasur pasoja psikike në shëndet. Megjithatë, siç shpjegoi Fetai, vepra është vjetërsuar në vitin 2008, por dëshmitë dhe faktet tregojnë implikime direkte për procedurën e cila kryhet në Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup. Fetai tha se kryerësit po kërkohen ,por për shkak të fshehtësisë së lëndës nuk japin detaje.

“Talir”

Ky rast ka të bëjë me financimin e paligjshëm të partisë politike VMRO-DPMNE. PSP theksoi se disa individë të caktuar e kanë keqpërdorur VMRO-DPMNE-në për motive personale.

Sipas tyre është formuar një grup i personave të cilët janë marrë me larje parash. Ka pasur pagesa dhe keqpërdorime të të dhënave të anëtarëve.

Thuajse 4.9 milionë euro janë larë në këtë mënyrë.

“Paratë e fituara në mënyrë të paligjshme janë shfrytëzuar për shlyerjen e obligimeve të cilët një pjesë e të dyshuarve i kanë marrë në emër të partisë. Me këto para kanë paguar llogari, hotele, është blerë pronë dhe ngjashëm”, tha prokurorja Fatime Fetai.

LEXO: Prokuroria Speciale kërkon ngrirje të pronës së VMRO-DPMNE-së

 

talir-1

 

 

Talir 2

 

Talir 3

Talir

“Lëndina”

Ky rast ka të bëjë me ndërtimin e tre vikend shtëpive në Zelenikovë, duke mos e respektuar ligjin. Fillimisht është ndërtuar, ndërkaq më pas është dhënë leje për ndërtim, gjë që dënohet me ligj.

Trevnik

“Trajektorja”

është lënda në të cilën 4 funksionarë të Qeverisë së VMRO-DPMNE-së dyshohet se kanë ndërmarrë veprime me të cilat janë  ndërtuar seksionet e autostradës Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, gjatë së cilës kanë pranuar ofertë më të shtrenjtë për tenderin, me çka buxhetit të Maqedonisë i kanë bërë dëm prej 150 milionë euro. Të dyshuarit janë marrë vesh vetëm me një ndërmarrje.

Lëndët që deri më tani i ka hapur Prokuroria Speciale:

LEXO: Rastet, “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani” – larje parash në Maqedoni
LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

LEXO: Rastet “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionshe
LEXO: Rasti “Target”, ja kush dhe si përgjoi në Maqedoni
LEXO: Rasti “Tenderët”, Ministria e Kulturës ka kurdisur tender për ndërtimin e “Muzeut”
LEXO: Rasti “Toplik”, 6 persona të Ministrisë së Transportit e kanë dëmtuar Buxhetin
LEXO: Rasti “ARKA”- 4 të dyshuar nga MPB dhe DSK kanë zhvatur 862.045 euro
LEXO: Rasti “Fortesa” – Jankulloska e dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim
LEXO: Rasti “Tortura” Mijallkov dhe 6 të punësuar në MPB, të dyshuar

LEXO: Rasti “TNT”, ja si u shemb kompleksi banesor “Kosmos”
LEXO: Rasti “Transportuesi”
LEXO: Rasti “Titanik” 

PSP ka ngritur tre akuza:
LEXO: PSP publikon dy akuza
LEXO: PSP ngre akuzë ndaj kreut të Manastirit, Vlladimir Taleskit

PSP ka tërhequr një aktakuzë:
LEXO: PSP: Tërhiqet aktakuza në lëndën “Puç“

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button