Prokuroria Speciale Publike hapi dy hetime të reja “Tarifa” dhe “Tanku”, keqpërdorime milionash

Prokuroria Speciale Publike (PSP) e Maqedonisë sot bëri me dije se ka hapur dy hetime të reja me emrin “Tarifa” dhe “Tanku”, njofton Portalb.mk.

Në rastin “Tarifa” nën hetim janë shtatë persona të cilët dyshohet se kanë kryer vepër penale “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 535, alinea 5 e Kodit Penal.
Në rastin me emrin “Tarifa” si që lajmëroi PSP, shkruan Portalb.mk., shtatë personat kanë keqpërdorur pozitën gjatë tenderimit për blerjen e softuerit për nevojat e Sh.A ELEM-it.
Të dyshuarit, kanë mundësuar që kompania fituese të merr tenderin me vlerë prej 4.092.420 euro duke mos dorëzuar dokumentacionin e plotë.

“Ekziston dyshim i fuqishëm se një pjesë e të dyshuarve në mënyrë të paligjshme kanë lejuar të harxhohen para për licencim dhe mirëmbajtje të softuerit, në kundërshtim me kushtet e Marrëveshjes për tenderim publik. Në fakt, sistemi nuk është implementuar ndërsa personat në fjalë e kanë dëmtuar shtetin për 456.560 euro.” Thuhet në kumtesën e PSP-së, njofton Portalb.mk.

Njëkohësisht, një nga personat e dyshuar ka qenë përgjegjës për sigurimin e “Modulit për menaxhment”, modul për te cilin nuk ka pasur nevojë të blihet, megjithatë e ka blerë nga një kompani tjetër. Më tej janë dhënë para për modulin që asnjëherë nuk e kanë vendosur në përdorim, me këtë e kanë dëmtuar shtetin me 16.800 euro.

Sipas dëshmive të PSP-së, të dyshuarit kanë “siguruar” sistem i cili është dashtë të implementohet në deri më datë 11.02.2013 dhe nuk është implementuar  ndërsa deri më tani në përgjithësi janë paguar 3.700.000 euro.

RASTI “TANKU”

Në këtë rast janë përfshirë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 535, alinea 5 e Kodit Penal për vepra të kryera nga shkurti i vitit 2012 deri më tetor 2012, njofton Portalb.mk.

“Ne rastin konkret ekziston dyshim i fuqishëm që dy personat, me qëllim që t’ia plotësojnë dëshirën kryeministrit të atëhershëm (Nikolla Gruevski- shënim i redaksisë) për blerë një lloj të veçantë të automjetit (Mercedes – shënim i redaksisë), e dyshuara e parë e ka nxitur të dyshuarin e dytë që të keqpërdor pozitën zyrtare gjatë furnizimit, për të zgjedhur në mënyrë jo-ligjore një operator ekomomik i cili do ta siguronte këtë automjet.

Gjithashtu, sipas PSP-së, ekziston dyshim i fuqishëm se i dyshuari i dytë edhe pse ka qenë i vetëdijshëm se vepron në mënyrë jo-ligjore gjatë tenderimit, megjithatë ka vendosur që të zgjedh kompaninë e cila e ka siguruar automjetin për 29.852.542 denarë dhe TVSH në sasi prej 5.373.458 denarë ose rreth 572.7800 euro, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button